E hënë, 22 Shkurt 2021
15:45
Basketbollisti, izolim në Qipro/ Nuk u kthye dot me kombëtaren shqiptare sepse rezultoi pozitiv

Kombëtarja shqiptare e basketbollit e mbylli me rezultate jo të mira kualifikueset e Botërorit që u zhvilluan në Qipro,u mundën nga vendasit me rezultatet 88-66 dhe nga Bjellrusia me shifrat 71-93.

15:42
Balla: Pas sulmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Basha u orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ai nuk mund të lejojë asnjë operator off-shore në tendera,gara apo koncesione.

15:33
Çmimet “At Zef Pllumi”/ Çmimi i parë për Frano Kullin për “kohë e përlyme”

Në rrethanat e kufizimeve prej pandemisë u zhvillua në Lezhë konkursi mbarëkombëtar i Çmimit “At Zef Pllumi” në publicistikë e memuaristikë.

15:30
“Covid doli nga laboratori i Wuhan”/ Shkencëtari gjerman: Virusi nuk gjendet në mes të kafshëve

Një shkencëtar gjerman thotë se ai është ‘99.9 përqind i sigurt’ se koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku shpërthyen edhe infektimet e para, për tu përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën.

15:27
Skema që lironte të burgosurit/ Gjyqtarja e Krujës kishte bashkëpunëtorë në administratën e burgjeve

20 punonjës të burgjeve, përfshirë shefa të sigurisë së brendshme, sociologë, psikologë dhe drejtorë të burgjeve të Peqinit dhe Fushë Krujës, nga 2014 deri në 2019 kanë dhënë kontributin e tyre për të përmirësuar curriculumin e të dënuarave Endrit Dokle dhe Genc Tafili.

15:20
Kontrolle të rrepta për respektimin e masave anti Covid/ Rreth 3 mijë gjoba gjatë fundjavës

2986 shtetas në të gjithë vendin që nuk zbatuan masat anti Covid u ndëshkuan me gjoba.

15:17
Më pak mësues të infektuar/ Efekti pas mbylljes së shkollave për shkak të motit të keq

Një javë mësim online e diktuar nga kushtet e motit duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të të infektuarve nga covid -19, përsa i përket mësuesve dhe nxënësve në ZRVA e  Elbasanit.

15:14
800 mijë karta ID kanë skaduar/ Ministri i brendshëm thotë se po diskutohet me kompaninë aleat

Janë 800.000 qytetarë me të drejtë vote të cilëve deri ditën e votimit më 25 prill, i skadon vlefshmëria e kartës së identitetit, e si pasojë rrezikojnë të mos shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje parlamentare.

15:11
Fëmijët kthehen në shkolla/ Mësimi ishte ndërprerë për shkak të motit të keq

Për shkak të motit të keq, që përfshiu vendin, mësimi javën që shkoi u zhvillua online për 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar dhe 30 mijë punonjës arsimorë.

15:09
Sot vijnë 8190 vaksina Pfizer/ Janë vaksinuar 4600 mjekë dhe infermierë dhe 400 të moshuar

Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë, nga foltorja e parlamentit njoftoi për mbërritjen e një tjetër kontingjenti vaksinash nga Pfizer mbrëmjen e sotme, në aeroportin Nënë Tereza.

15:07
WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

Përdoruesit e WhatsApp që nuk pranojnë termat dhe kushtet e përditësuara deri në 15 maj nuk do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe.

14:50
Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion pas zgjedhor. Ai thotë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.

14:46
I dehur në timon dhe nuk iu bind urdhrave të policisë, arrestohet “Schumacheri” shqiptar

Policia ka vënë nën pranga një 33-vjeçar i cili është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

14:36
Njëri u arrestua pasi dhunoi kunatën, 3 vëllezër në kërkim për plagosjen e…

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të cilët ushtruan dhunë fizike ndaj një personi, i cili u dërgua në spital.

14:30
“Ngaqë u dashurova…”/ Jasmina pranon publikisht se dashuron Andin?!

Afrimiteti mes Jasminës dhe Andit është vënë re që kur Jasmina u bë pjesë e programit.

14:26
“Jemi si dita me natën krahasuar me 7 vite më parë”/ Rama publikon foto para dhe pas rinovimit të Dispanserisë

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social facebook pamjet e godinës së Dispancerisë së Tiranës para dhe pas rinovimit.

14:26
Tjetër rast i rëndë! Covid i merr jetën edhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani! Mjekët i sollën në jetë foshnjën para kohe

TIRANË- Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

14:21
Veliaj me banorët e Astirit: Saliu, ‘Enveristi i fundit’. Meta ka devijuar nga misioni kushtetues, bën fushatë për LSI

‘Enveristi i fundit’ e cilësoi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Sali Berishën, i cili sipas tij duhet të largohet njëherë e mirë nga politika shqiptare, dhe jo të mendojë për një mandat të tretë.

14:11
Shtyrje e afatit të kartave të identitetit, ministri Çuçi: Po e shikoj me shumë vëmendje, jam në kontakt me kreun e KQZ

Në lidhje me zgjatjen e afatit të mjeteve të identifikimit që skadojnë deri më 25 prill, ministri Brendshëm Bledi Çuçi tha për mediat se po shikohet me vëmendje dhe se është në kontakt me kreun e KQZ-së.

14:05
Covid “tregohet mizor”! I merr jetën 18-vjeçarit, pa asnjë sëmundje tjetër dhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani!

TIRANË- Një 18-vjeçar nga Memaliaj i, ka humbur jetën në Spitalin Covid 2 , për shkak se ishte prekur nga koronavirusi. Mësohet se 18-vjeçari Qamil Seiti kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

13:56
Kuvendi rrëzon me 86 vota kundër dekretin e Presidentit Meta për “Prokurimin publik”, ja projektvendimet që u miratuan sot

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot disa projektvendime të rëndësishme.

13:52
Arriti fitore spektakolare ndaj Charlton/ Marku: Më tha do të të shtrij në tokë, pasi e munda i thashë…

Pas fitores ndaj boksierit të njohur anglez Rylan Charlton, Florian Marku rrëfen eksperiencën për “Shqipëria live”.

13:46
“A shkojmë?”/ Ledjana poston foton me Mevlanin, Antonela i përgjigjet shkurt! (FOTO)

Pavarësisht sherreve dhe debateve të forta që ndodhin në studion e “Për’puthen”, duket se në prapaskenë gjërat janë më butë dhe qetë. E këtë e tregojnë vetë konkurrentët me postimet që bëjnë në rrjetet sociale.

13:38
Spanjë, vazhdojnë protestat me kërkesën për lirimin e reperit të burgosur

Madrid- Vandalizmi dhe dhuna sërish kanë shoqëruar protestat në Spanjë që u organizuan për natën e gjashtë radhazi me kërkesën për lirimin e reperit të burgosur Pablo Hasel më 16 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

13:37
Paralajmërohet rritje e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në Kosovë rekomandojnë që të vazhdohet me respektimin rigoroz të masave kundër sëmundjes COVID-19 dhe me kufizimin e lëvizjes, pasi, sipas parashikimeve, do të ketë rritje të numrit të rasteve të reja gjatë kësaj jave.

13:36
Kosovë/ Klinika Infektive e mbushur plot me pacientë, 70% e tyre me oksigjen

Ndonëse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mëngjes e sotëm deklaroi se situata me COVID-19 në Kosovë është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për alarm, në Klinikën Infektive thonë se tashmë kapacitetet spitalore janë të mbushura me pacientë të infektuar me koronavirus.

13:34
Fatura astronomike të energjisë pas acarit të madh në Teksas, mund t’i paguajë shteti

Kryebashkiaku i Hjustonit ka kërkuar që shteti i Teksasit të paguajë, në disa raste, faturat astronomike të energjisë që u kanë shkuar banorëve gjatë acarit të javës së shkuar.

13:09
Disa modele që po dëmtojnë flokët tuaj!

Thuhet se flokët tanë kanë tendencë të rriten 0.5 deri në 1.7 centimetra çdo muaj. Ndërsa ne synojmë flokët e shëndetshëm, disa faktorë të jashtëm i dëmtojnë ata.

13:02
I prenë rrugën! Sulm me armë ndaj ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kongo, vdes ambasadori italian

Një ngjarje e rëndë ka tronditur diplomacinë botërore këtë të hënë. Ambasadori italian, Luca Attanasio, është vrarë ditën e sotme gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos.

13:00
Pamjet/ Beteja e ashpër në botën e egër! Kali sulmon aligatorin, cili triumfon…

Një grup miqsh në një park në Florida kapën momentin kur një kalë i egër sulmoi një aligator.

12:57
Manastirliu në Kuvend: Sot vijnë 8190 doza të tjera vaksinash nga kontrata me Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Parlament tha se do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 8190 dozave të tjera vaksinash, nga kontrata me Pfizer, për të vijuar procesin e vaksinimit.

12:50
E nxori stuhia në breg/ Balena 17 metra e gjatë, “varroset” në plazh (FOTO)

Punonjësit e autoritetit izraelit të parqeve dhe natyrës kanë varrosur balenën 17 metra të gjatë, që doli në breg në plazhin, nitzanim, afër qytetit Ashkelon.

12:44
Ndotje masive me katran/ Izrael, përpjekje të ethshme për të pastruar plazhet

Autoritetet izraelite, të dielën, paralajmëruan njerëzit të qëndronin larg brigjeve të Mesdheut për të evituar një ndotje masive nga katrani ndërsa mijëra punonjës dhe vullnetarë punuan për të pastruar plazhet e kontaminuara.

12:43
Gjermania, Franca bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Gjermania dhe Franca bënë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit, sapo të finalizohen rezultatet e zgjedhjeve.

12:30
Lamtumirë Dimër! Meteorologu: Në fundjavë temperaturat mund të kalojnë edhe mbi 20 °C

Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera pozitive.

12:19
Aeroport mbi liqenin e ngrirë/ New Hampshire, avionët ulen dhe ngrihen mbi akull

Një pistë për uljen e avionëve, afro 800 metra e gjatë, është hapur për publikun në Alton Bay, në liqenin Uinipesauki, në shtetin e Nju Hempshire.

12:15
Inspektorët bërthamorë, Irani vendos t’u kufizojë aksesin në impiante

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se Irani ka rënë dakord t’iu zgjasë aksesin inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në lokacionet e tij bërthamore edhe për tre muaj.

12:11
Qentë u lanë pa ngrënë/ Pogradec, kafshët ngordhën pa ushqim në strehën e bashkisë

Një ambient në fshatin Gurras që dikur ka funksionuar si repart ushtarak është kthyer nga bashkia e Pogradecit në strehe për qentë e rrugës, që mbahen në kushte të papërshtatshme. 

12:07
Si po na ndihmon FDA në zgjidhjen e problemeve të kohës sonë- Nga koronavirus tek duhan-pirja

Ditët e fundit, lajmi se qeveria gjermane ka blerë 200,000 doza të dy barnave që trajtojnë koronavirusin, ka tërhequr shumë vëmendje.

12:07
Manaj dy gola me Barca B/ Shënon edhe Broja në Holandë

Rej Manaj vazhdon të shfaqet në një formë të mirë në këtë periudhë në Segunda Division B të futbollit spanjoll.

12:01
Cilat janë trendet e thonjve për këtë pranverë (Fotot)

Hidhini një sy disa stileve interesante që mund t’ju frymëzojnë për takimin e radhës te estetistja.

11:50
Pamjet tronditëse/ Prifti në Greqi filmohet duke kryer veprime të turpshme me të miturin

Pamje tronditëse janë publikuar nga mediat greke ku shihet një prift dhe një djalë i mitur duke kryer veprime të turpshme në një zonë publike.

11:40
​Fauci: Mund të jemi të detyruar ta mbajmë maskën deri në 2022

“Një shkallë e konsiderueshme e normalitetit mund të rikthehet deri në fund të vitit, por jo normaliteti i nëntorit 2019”, deklaroi Anthony Fauci, eksperti amerikan për sëmundjet infektive në një intervistë për CNN.

11:35
“Opozita, sabotim dhe pengesë për integrimin e vendit”/ Spiropali: Ish-qeveria e vdekur kërkon të ‘ringjallet’

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se opozita ka qëllim të pengojë integrimin e vendit në BE.

11:32
“Mos na hidhni në Instagram ore”/ Veliaj tallet me Bashën dhe tregon tramvajin tek sheshi “Nënë Tereza”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ndërsa nuk ka kursyer ironinë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

11:30
Me armë zjarri dhe fishekë, arrestohen tre persona në Morinë

Morinë, Kukës – Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafikim armësh.

11:25
Kamala Harris takim me ligjvënëse dhe aktiviste/ Kjo është qeveria me numrin më të lartë të grave në pushtet në SHBA

Kamala Harris organizoi takimin për të rritur mbështetjen për projekt-ligjin e Shtëpisë së Bardhë me 1.9 trilionë dollarë për Covid 19, duke theksuar rritjen e fuqisë politike të grave në Kongres.

11:23
“Kulmi ironisë, ambasadori britanik, shok i Lulit dhe i Monës flet për integrimin”/ Ralf Gjoni: Integrimi në BE, fabul e ngecur në rrjetë!

Deputeti Ralf Gjoni ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit për integrimin e Shqipërisë në BE.

11:10
Studimi nga Izraeli: Vaksina e BioNTech pengon transmentimin e virusit

Ende nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimit nga Izraeli mbi transmentimin e virusit pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech.

11:08
Veliaj-Manastirliu në qendrën e re shëndetësore te Astiri: Së shpejti nis ndërtimi i tre shkollave

Ministrja e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj  kanë inspektuar nga afër Qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14, Kashar.

11:03
Shtetet e Bashkuara fillojnë bisedimet për lirimin e pengjeve nga Irani

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet me Iranin për kthimin e të paktën pesë pengjeve amerikanë, që po mbahen nga Teherani.

10:51
“Hienat nuk do ta çorodisin dot popullin”/ Rama: Spaho gënjen se çifti Dhespollari në Kolonjë jeton në rrënojat e tërmetit

TIRANË – “Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot popullin, Shqipëria ka Zot” Kjo ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një postim në facebook teksa krahas ka shpërndarë edhe një video me të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

10:50
“Nikaja”/ Qyteti antik 2500 vjeçar në Mallakastrën i lënë në harresë, gurët e lashtë drejtë shkatërrimit

“Nikaja”,  qyteti antik 2500 vjeçar në Mallakastrën e sipërme, është lënë në harresë. Ndonëse është krijuar një shekull përpara qytetit antik të Bylisit, dhe ndodhet vetëm 1.5 km larg tij, ai është krejtësisht i braktisur.

10:50
Halit Valteri: Problem janë tre biznese në Shqipëri, t’i dënojmë me votë në 25 prill

“Tre emra janë problemi PS, LSI, PD”, kështu deklaroi ditën e sotme deputeti Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit.

10:49
Këto gra vendosën të ndryshojnë totalisht ‘look’ dhe rezultatet janë fantastike (Fotot)

Këto gra vendosën të ndryshojnë totalisht ‘look’ dhe rezultatet janë fantastike (Fotot)

10:40
Emiratet e Bashkuara Arabe, partner i ardhshëm ekonomik i Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Ebrahim Al Hashimy.

10:35
“Zgjedhjet do jenë prova e fundit”/ Integrimi europian, Xhaçka: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë me kushtet, radhën e ka BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Kuvend deklaroi se vendi ynë i ka plotësuar 15 kushtet e kërkuara për çeljen e negociatave me BE dhe tashmë radhën e ka BE që të hapë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

10:32
Opozita e re kandidim në listat e PS-së? Rama: Vendosin drejtuesit e qarqeve! Dritë jeshile edhe për kartat ID

Kreu i qeverisë Edi Rama duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për të shtyrë afatin e kartave të identitetin përtej 25 Prillit në mënyrë që të mos ndikojë në procesin zgjedhor, është shprehur se është një kërkesë e arsyeshme nga ana e tyre.

10:29
Rudina Hajdari shpërthen në Kuvend: Rama do të jetë sulltan, Basha do të kryesojë i vetmi!

Kjo e hënë nis me një seancë plenare. Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se klasa politike që udhëheq vendin, por edhe ajo që kërkon të vijë në politikë nuk e duan integrimin e vendit drejt BE-së.

10:25
Banesa i përfshihet nga flakët, humb jetën 90-vjeçari në Sarandë

Sarandë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në  , në fshatin Krane, Finiq.

10:22
“Kur bie hall, zgjidhja e vetme është Edi Rama dhe PS” Vaksinimi i personaliteteve, Rama: E turpshme gjithë kjo zallamahi!

Kryeministri Edi Rama u është kundërpegjigjur akuzave lidhur me vaksinimin e personaliteteve për covid-19.

10:16
“Opozita po punon për një hibrid të pangrënshëm” Mbledhja me drejtuesit e qarqeve, Rama: Ne koalicionin e kemi me njerëzit

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbledhur drejtuesit politik të qarqeve në selinë e PS-së, në një prononcim për media është pyetur për koalicionet parazgjedhore, ku është shprehur sse po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.

10:13
“Mos e shiko, mbylle dritaren dhe vetëm të lutemi….”/Reagimi i pasagjerëve të United Airlines kur motori i avionit shpërtheu në ajër

Shpërthimi i United Flight 328 ndodhi menjëherë pas ngritjes së avionit të shtunën.

10:11
“Të gjithë do ta dënojnë  më 25 prill”/ Rama: Meta ka humbur marrëdhënie me trutë e kokës, bën propagandë kundër qeverisë e veprimtari ilegale

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe një herë tek angazhimi i Presidentit Ilir Meta në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se ky i fundit e ka humbur rolin e tij si President i Republikës me veprimet që bën.

10:00
Veliaj dhe Manastirliu në qendrën e re shëndetësore te Astiri: Shërbimet po vijnë aty ku janë banorët. Së shpejti nis ndërtimi i tre shkollave të reja

Pas hapjes së dy qendrave shëndetësore në Lagjen 13 dhe në Lanabregas, banorët e një tjetër lagjeje në kryeqytet do të marrin shërbimet shëndetësore pranë shtëpive të tyre.

09:51
Zgjedhjet/ Takime me veteranët e LSI-së për fushatë? Reagon Meta: Kujtojnë se do të frenojnë Presidentin, 25 prilli do jetë Referendum

Ku vetëm disa javë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Ilir Meta është akuzuar shpesh herë se po del nga roli i tij, pas angazhimeve në fushatë për zgjedhjet e ardhshme.

09:47
Rrëzohet avioni në Meksikë, humbin jetën 6 persona

Një tjetër incident ajror ka ndodhur ditën e djeshme, këtë radhë në Meksikë.

09:46
Manastirliu-Veliaj inspektojnë qendrën e re shëndetësore në Kashar: Përfundon rehabilitimi i 300 qendrave, do të vijojmë me qendra të tjera shëndetësore

Tiranë- Ministrja e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari Bashkisë Erion Veliaj  kanë inspektuar nga afër Qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14, Kashar.

09:38
Meghan Markle dhe Princ Harry surprizojnë strehën e grave në Texas, e dëmtuar nga stuhia e dimrit

Duka dhe dukesha i Sussex-it mbështetën strehën e Dallasit përmes fondacionit të tyre jofitimprurës “Archewell”.

09:36
Funeral në mesnatë për bosin e Camorra-s, Raffaele Cutolo (FOTO)

Raffaele Cutolo, shefi i organizatës së famshme mafioze italiane, Camorra, i cili vdiq në burgun e Parmas, u dërgua për në banesën e fundit në orët e vona të natës së djeshme, rreth orës 23:15.

09:30
Francë, mbi 22 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 22 mijë raste të reja me koronavirus.

09:29
U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, pranga të riut, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 25-vjeçar banues në Korçë është vënë nën prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

09:29
OBSH hodhi poshtë teorinë, habit shkencëtari gjerman: Jam 99.9% i sigurt që pandemia doli nga laboratori në Whan

Një shkencëtar gjerman thotë se ai është ‘99.9 përqind i sigurt’ se koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku shpërthyen edhe infektimet e para, për tu përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën.

09:26
OBSH: Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge theksoi se shpërthimi i koronavirusit (COVID -19) do të përfundojë në fillim të vitit 2022.

09:22
Afrikë, shkon në mbi 101 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 101 mijë numri i viktimave nga koronavirusi.

09:18
SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja është në rënie.

09:17
Mbi 6600 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë ditës së diele janë raportuar 398 raste pozitive me COVID-19 në vend, numër ky më i larti për këtë vit. IKSHPK thotë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga virusi vazhdon të jetë i lartë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës së masave.

09:16
Programi bërthamor i Iranit, Biden gati të ulet për bisedime

“Marrëveshja bërthamore duhet çuar përpara dhe për këtë duhet vullnet i të gjitha palëve. Në këtë kuadër, Joe Biden është gati të ulet në tryezë me palën iraniane që të flasin për detajet e programit bërthamor”.

09:13
Pacientët shqiptarë me Covid 19 që zgjedhin spitalet e Kosovës, mjeku: Përtej përgjegjësive profesionale, nuk harrojmë ndihmën që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë luftës…

Shqiptarët e Bajram Currit dhe qyteteve të tjera në veri zgjedhin të marrin kurim kryesisht në spitalet e Gjakovës dhe Prizrenit.

09:12
Ministrja Kushi: 270 shkolla qendra komunitare, hapësira të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e ka nisur javën me një postim në rrjetet e saj sociale që lidhet me modelin e suksesshëm të shkollave qendra komunitare, teksa nënvizon dobinë që ato kanë sjellë në komunitet.

09:07
Sot seancë plenare/ Rendi i ditës, këto janë çështjet që do diskutohen  

Këtë të hënë Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare ku do diskutohen disa çështje në rendin e ditës.

09:02
Sot rinis mësimi në sistemin parauniversitar

Ditën e sotme do të rinisë mësimi në sistemin parauniversitar. Kjo vjen pas një jave që u detyruan të bënin mësimin online, si pasojë e motit me temperatura të ulëta.

08:57
Kapet me kanabis në metro, arrestohet i riu shqiptar në Milano

Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e karabinierëve në Milano për shkak se është kapur me lëndë narkotike.

08:50
Emrat/ Me kallash e pistoletë! Dhunimi i të riut në Fushë Krujë, arrestohet një person, shpallet në kërkim autori kryesor…

Krujë – Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 17 shkurt të këtij viti në një lokal në Fushë Krujë ku disa personi rrahin një të ri që ishte brenda këtij lokali.

08:40
Pandemia la shqiptarët pa martuar, celebrimet ranë me 22% në 2020-n

Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndryshuar shumë plane, po ashtu dhe shumë tregues demografikë në vend. Karantina që zgjati nga mesi i marsit deri nga fillimi i majit paralizoi tërësisht jetën në vend. Por dhe muajt në vijim nuk ishin më të njëjtë, me kujdesin e shtuar dhe lëvizjet e kufizuara. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n.

08:39
Pse po vonohen vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë?

Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë syresh nuk është siguruar. Mëgjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars.

08:36
“Paga minimale është rritur me 36%”/ Rama: Mos harrojmë çfarë kaluam…për të gjithë ata që duan të punojnë, nuk ka kohë për pushim

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon disa prej sfidave që ka kaluar vendi ynë që nga tërmeti i 26 nëntorit e deri tek pandemia.

08:13
Nxirren nga përdorimi disa Boeing 777 pas dështimit të motorit

Kompania ajrore amerikane United Airlines tha se do të nxjerrë nga përdorimi 24 avionë të saj Boeing 777, pasi njëri prej tyre pësoi dështim të motorit, pas ngritjes të shtunën.

07:46
Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe rritje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

E diel, 21 Shkurt 2021
22:52
Në pranga edhe dy shqiptarë/ Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e Armando Beqirit në Islandë, dyshohet se u vra nga…

Rreth një javë më parë u ekzekutua me një pistoletë me silenciator, shqiptari Armando Beqiri në Islandë. Kjo vrasje është parë si një sfidë e madhe për autoritetet islandeze pasi autori nuk ka lënë gjurmë ndërsa viktima nuk ka pasur të shkuar kriminale.

22:42
Hoti reagon ashpër për ndërhyrjen e Beogradit në votat boshnjake

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, partitë boshnjake morën shtatë mijë vota më shumë se herën e kaluar, madje edhe në zonat ku nuk ka banorë të këtij komuniteti.

22:29
Kosovë/ Vdes një 39 vjeçar me Covid-19, 398 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.

22:24
Fotot/ Plasin puthjet në PërPuthen! Andi puth Jaseminën, Atdheu Sarën…Këto janë dhuratat e veçanta…

Pafund surpriza në këtë PërPuthen Prime në Top Channel.

22:23
Puthje me Anën dhe me Sarën, Atdheu tregon se cila i pëlqeu më shumë

Atdheu është i vetmi konkurrent në PërPuthen që ka shkëmbyer dy puthje me dy vajza të ndryshme, me Anën e parë dhe me Sarën konkurrenten më të re të emisionit.

22:21
Lunatikët … Një person me afëtsi të kufizuar dhe një 71 vjeçar bëhen pjesë e programit.

Lunatikët prej pak javësh janë kthyer në zërin e sinqertë të qytetarëve, duke e deleguar atë në një platformë gjigande televizive. “E Diell” në Top Channel I ka dedikuar pikërisht këtyre individëve një minutazh të caktuar, ku ata mund të shprehin kënaqësitë apo pakënaqësitë e tyre lidhur me politik-bërjen.

22:17
Çfarë na dëgjuan veshët? Atdheu-Arjanit: Do të arrij deri tek ti me puthje! Plasin të qeshurat

Teksa analisti Arjan Konomi, komentonte puthjet e ndodhura në PërPuthen, pati edhe disa akuza ndaj Atdheut duke thënë se e ka puthjen vetëm për raste, siç është largimi i Anës së parë apo ardhja e Sarës në program.

22:14
Thyerje e rregullores dhe xheste të pahijshme, konkurentja përjashtohet nga Just Dance.

Dinamikat dhe ndodhitë në Just Dance duket se nuk kanë të sosur. Ky spektal I cili është kthyer padiskutim në një vlerë të shtuar për televizionin dhe shoqërinë shqiptare, po korr sukses duke patur një audiencë maksimale.

22:11
Juli bënë gjestin e veçantë: Do zhvillojë një GiveAway, parat do t’i dhurojë në një jetimore! 100%…

Ashtu siç tashmë është bërë trend, personazhet e PërPuthen duke qenë se  njihen nga të gjithë, zhvillojnë  GiveAway të ndryshëm.

22:01
Sindi tentoi ta qëllonte…Mevlani: Është femër, se dija unë…

Pas debatit që kishte me Julin, në një moment ndërhyri edhe Mevlani duke lëshuar një tjetër batutë për Sindin. Kjo e fundit në nerva e sipër iu afrua Mevlanit duke ngritur zërin, madje për një moment u duk sikur donte ta qëllonte.

21:55
Britania e Madhe konfirmon rreth 10.000 raste të reja me koronavirus

9.834 raste të tjera të koronavirusit janë raportuar në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të fundit të qeverisë në Londër.