Thyerje e rregullores dhe xheste të pahijshme, konkurentja përjashtohet nga Just Dance.

21/02/2021 22:14

Dinamikat dhe ndodhitë në Just Dance duket se nuk kanë të sosur. Ky spektal I cili është kthyer padiskutim në një vlerë të shtuar për televizionin dhe shoqërinë shqiptare, po korr sukses duke patur një audiencë maksimale.

Këtë herë vëmendja ka rënë mbi Marinelën, konkurrente e cila është shfaqur mjaft ngacmuese në debatet e krijuara në program.
Si pasojë e sjelljeve jo korrekte nga ana e saj, si edhe thyerje të njëpasnjëshme të rregullave të programit, produksioni ka vendosur që Marinela të eleminohet automatikisht nga Just Dance.

Në një deklaratë të bërë në emër të produksionit, prezantuesja e emisionit Dojna Mema është shprehur :

“Konkurentja ka përdorur një gjuhë ofenduese ndaj një personi të stafit, duke arritur edhe në ofendime personale dhe familjare. Nuk është hera e parë që Marinela ka krijuar probleme të tilla. Jo vetë kaq, ka thyer çdo nen të mundshëm të kontratës, por le mos të flasim për kontratën por të flasim më shumë për aktin njerëzor. Ka thyer çdo mirëkuptim të mundshëm mes saj dhe produksionit.

Një arsye tjetër e cila neve na ka shqetësuar personalisht, duke qenë se marrim përsipër që secili prej konkurentëve të ndihet mirë brenda në program, një situatë e cila ka vazhduar javë pas jave, një përplasje mes saj dhe Glorias, këtë herë ka arritur në një limit ku s’mban më uji pilafi siç thot populli. Ju e dini javë pas jave Marinela akuzonte Glorian për një ndërhyrje estetike, që në fund të ditës nuk ka ç’I duhet as Marinelës dhe askujt se ç’bën një njeri me trupin e vet apo ndërhyrjet. Ka marrë një foto të vjetër të Glorias, ka bashkangjitur një foto të re dhe e ka shpërndarë në Instagram, duke stimuluar kështu padyshim bullizëm, që ne nuk e tolerojmë. Gloria aktualisht po e ndjek këtë gjë në çështje të tjera ligjore. Për këtë dhe shumë arsye të tjera që nuk dua ti rendis në këtë spektakël të bukur me energji të mirë, Marinela është e përjashtuar nga produksioni I Just Dance ! “

Top Channel