Sarandë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në  , në fshatin Krane, Finiq.

Sipas policisë ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel