Lunatikët … Një person me afëtsi të kufizuar dhe një 71 vjeçar bëhen pjesë e programit.

21/02/2021 22:21

Lunatikët prej pak javësh janë kthyer në zërin e sinqertë të qytetarëve, duke e deleguar atë në një platformë gjigande televizive. “E Diell” në Top Channel I ka dedikuar pikërisht këtyre individëve një minutazh të caktuar, ku ata mund të shprehin kënaqësitë apo pakënaqësitë e tyre lidhur me politik-bërjen.

Pas eleminimeve të kryera në javën e kaluar, produksioni I “E Diell” ka vendosur të afroj në dy panelet partiake, dy personazhe mjaft të veçantë dhe me një potencial të konsiderueshëm.

I pari është Marek Belba, 31 vjeç nga qyteti I Durrësit, I cili I është bashkuar simpatizantëve të Partisë Socialiste. Mareku fatkeqësisht pas një aksidenti automobilistik ka humbur thuajse totalisht shikimin. Ndonëse me një kurajo të jashtëzakonshme për jetën ai është shprehur se nuk ndjehet mjaftueshëm I përfaqësuar si pjesë e një komunteti të marxhinalizuar.

Ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike janë përforcuar me një personazh mjaft të veçant. Astrit Sinanaj, 71 vjeç nga Mallakastra me profesion ekonomist. Një fakt interesant rreth Astritit është se vite më parë ka kandiduar për kreun e partisë demokratike, një mision I papërfunduar nga ana e tij për shkak të një sërë arsyesh të cilat ai I shtron në linja të përgjithshme.

Lunatikët është padyshim një rubrikë për të mos u humbur. Energjitë, opinionet dhe revolta e popullit duket se gjejnë mundësinë të shprehen në ekranin e Top Channel.

Top Channel