Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 101 mijë numri i viktimave nga koronavirusi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.850.713.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.391.076 ndërsa numri i vdekjeve në 101.248.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri.

Në kontinent vaksinimi masiv ka filluar në Ruandë, Marok, Algjeri, Egjipt, Sejshele, Mauritius dhe Guinenë Ekuatoriale.

Top Channel