Ndotje masive me katran/ Izrael, përpjekje të ethshme për të pastruar plazhet

22/02/2021 12:44

Autoritetet izraelite, të dielën, paralajmëruan njerëzit të qëndronin larg brigjeve të Mesdheut për të evituar një ndotje masive nga katrani ndërsa mijëra punonjës dhe vullnetarë punuan për të pastruar plazhet e kontaminuara.

Era e fuqishme dhe dallgët si jo zakonisht të larta, e mbuluan të gjithë bregun mesdhetar të izraelit, të martën dhe të mërkurën, me tonë katran, në një shtrirje prej 160 km.

Ministritë e brendshme, të mbrojtjes së ambjentit dhe shëndetësisë, i kërkuan njerëzve të evitonin plazhet deri në një njoftim të dytë.

Ekspozimi ndaj katranit, mund të dëmtojë shëndetin publik – thanë ato në një deklaratë të përbashkët.

Është një katastrofë e madhe. Nuk mund të përshkruhet me fjalë. Për sa kohë që është ftohtë, nuk ka problem, por kur koja të nxehet katrani do të zbutet dhe do të lëngëzohet”.

Katrani, që ka vrarë shumë krijesa detare, me sa duket ishte rezultat i dhjetëra e qindra tonëve naftë të derdhura nga një anije. Një operacion masiv pastrimi nisi dhe në të u përfshinë mijëra vullnetarë dhe ushtarë.

Top Channel