Kryeministri Edi Rama u është kundërpegjigjur akuzave lidhur me vaksinimin e personaliteteve për covid-19.

Rama e ka quajtur një zallamahi të turpshme debatin dhe kritikat se pse u vaksinuan personalitetet, duke shtuar se ata bëjnë pjesë tek plani i vaksinimit për moshat mbi 80-vjeç dhe nuk mund të thotë askush se pse u vaksinuan të parët.

Sipas kryeministrit, nuk ka qenë kurrë qëllimi që të bëjë diferencime në vaksinim anti-Covid.

“Po vaksinohen në kategorinë e 80+. Nëse më thoni se Alfred Moisiu të mos vaksinohet i pari. I kanë dhënë këtij vendi shumë dhe në krijimin e vlerave morale shpirtërore, kjo është e turpshme nuk ka asgjë. Nëse do kishim bërë grup personalitetesh dhe ti kishim veçuar në mosha të ndryshme kjo do të hante diskutim. Por kjo s’ka qenë në qëllimet tona. Ne jemi në kushtet ku po luftojmë për të siguruar sa më shumë doza vaksinash. 70% e vaksinave të prodhuara janë marrë nga 10 vende. 30% është ndarë në shumë vende të tjera dhe 140 shtete nuk kanë pasur akses në vaksinim. Nëse e shohim sot me doza që kemi janë pak por kemi filluar dhe po ecim me vaksinimin dhe të mos ndalemi. Shumë shpejt do kemi shumë doza. Kur bie një hall në këtë vend ka vetëm një adresë për të zgjidhur hallin Edi Rama dhe PS.” ka thene kryeministri. 

Top Channel