E mërkurë, 31 Mars 2021
18:13
“Të parët rrotullohen në varr kur dëgjojnë emrin e tyre”/ Rama: Luli, Kryemadhi e Saliu tu ulen në gjunjë për ato që i kanë bërë Shkodrës

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra nuk i ka kursyer akuzat për kundërshtarët e tij.

18:07
Rama sulmon Berishën: Gogoli Lalzit hap panik për vaksinat, pisllik nga fillimi në fund

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Shkodra ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ai përhap panik me informacionet e pavërteta që shpërndan për vaksinat.

18:01
Rama në Shkodër: Ju e zgjidhni! Të jeni me fituesit apo të rrini me humbësit

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Shkodër, ku po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të qarkut e qytetarët e zonës.

17:46
“Komunizmi ka vdekur”/ Rama nga Shkodra: Pika që s’u bie! Me bashkinë na ka ngecur sharra në gozhdë, qorra që janë tap prej 30 vitesh

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ku vazhdon turin e takimeve, me tone të ashpra akuzoi politikën e djathtë që ka drejtuar këtë bashki prej vitesh.

17:43
Burgoset përjetë ish-boksieri që vrau të dashurën prej tradhtisë me 15-vjeçarin (foto)

Ish-luftëtari i stileve të përziera Paul Robson është dënuar sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij Caroline Kayll, dhe tentativës së vrasjes së një djali 15-vjeçar, me të cilin gruaja ishte lidhur pas ndarjes me të.

17:31
Më shumë të shëruar se sa infektime/ 8 viktima në 24 orë, 271 pacientë në spitale

Edhe dita e sotme ka regjistruar një shifër të ulët të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19.

17:16
SHBA, mbi 551 mijë të vdekur nga COVID-19 deri tani

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 551.005, prej të cilëve 917 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

17:13
Ervin Bushati: Ndryshimi në Zemrën e Tiranës, standard që s’mund të kthehet më mbrapsht

Ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, veçanërisht transformimi në Njësinë 8, apo siç njihet ndryshe, Zemra e Tiranës kanë vendosur një standard nga i cili nuk mund të ketë më kthim mbrapsht”. Kështu u shpreh sot gjatë prezantimit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti Ervin Bushati, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës që garon për një tjetër mandat po në Njësinë 8 në kryeqytet. Në një bashkëbisedim me të rinj të kësaj njësie, Bushati tha se i gjithë ky transformim ka ardhur pasi në pushtet është Partia Socialiste, e cila është e vetmja që edhe në kohë të vështira iu qëndron pranë qytetarëve.

17:12
Lajm i mirë! Rama: Kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca

Kryeministri Edi Rama informon ditën e sotme se vendi ynë ka siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca.

17:11
‘Aksident në pritje’/ Qindra turistë të pakujdesshëm pozojnë për foto disa hapa larg vullkanit të ndezur

Turistë të shumtë po pozojnë për foto e ‘selfie’ para llavës së përvëluar që vijon të dalë nga vullkani spektakolar i Fagradalsfjall në Islandë.

17:07
Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Kushi: Shkollat e mesme plotësisht të përgatitura

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas njoftimit të rikthimit të maturantëve në shkolla.

17:00
Franca përballë zgjedhjeve të vështira për të ngadalësuar COVID-19

Presidenti francez Emmanuel Macron synon të shmangë një mbyllje të tretë të rreptë në të gjithë vendin. Por me rritjen e infektimeve, ai mund të mos ketë zgjidhje tjetër.

16:58
Ministri i Brendshëm: Kërcënimet e Metës, retorikë politike, nuk ka shanse për destabilitet

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se Ilir Meta është përfshirë në fushatën zgjedhore, duke hequr dorë nga detyra si president i Republikës.

16:57
Marok, bllokohen 3 mijë turistë spanjollë prej pezullimit të fluturimeve nga COVID

 Rreth 3 mijë turistë spanjollë që ndodheshin për pushime në Marok kanë mbetur të bllokuar në këtë vend pas pezullimit të fluturimeve me Spanjën në kuadër të masave kundër mutacionit të koronavirusit.

16:46
Ndihmësja e deputetit vdes nga rryma elektrike pasi celulari i bie në vaskë gjatë banjës (fotot)

25 vjeçarja Anastasia Scherbinina, ka vdekur nga një tronditje e fortë elektrike kur celulari i ra nga dora në vaskë gjatë banjës. Ajo bëhet kështu e reja më e fundit që humbet jetën nga pakujdesia e shoku elektrik i mjeteve të teknologjisë.

16:42
Pandemia në Serbi/ 38 të vdekur e 5.107 raste të reja në 24 orë

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 38 persona nga COVID-19,  ndërsa janë shënuar 5.107 raste të reja me këtë virus.

16:36
“Ja pse delegova kompetencat e ministrit të Brendshëm”, Bledi Çuçi: Në Gjirokastër synojmë 3 mandate

Bledi Çuçi ia ka deleguar punët e Ministrisë së Brendshme zëvendës ministrit, Besfort Lamallari.

16:31
Gjest i guximshëm nga të rinjtë në Francë/ Bëhen “shkallë” për të shpëtuar një familje nga zjarri (VIDEO)

Një grup të rinjsh francez, janë duke u konsideruar si heronj në zonën e tyre, pasi shpëtuan një familje nga zjarri që i kishte përfshirë banesën.

16:26
PDK: Nëse Osmani zgjidhet presidente, pushteti koncentrohet në duart e Kurtit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehu sërish qëndrimin e partisë së tij kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Kosovës.

16:24
Mashtruan gjermanët përmes call center/ Arrestohen tetë persona në Kosovë

Tetë persona janë arrestuar në Kosovë për mashtrim dhe krim të organizuar.

16:20
SPAK memorandum bashkëpunimi me Zyrën e Prokurorit të Belgjikës

Me 30 Mars 2021, Arben Kraja (Drejtues i Prokurorisë së Posaçme) dhe Frederic Van Leeuw (Prokuror Federal i Belgjikës) nënshkruan online Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Shqipëri (SPAK) dhe Zyrës Federale të Prokurorisë të Mbretërisë së Belgjikës.

16:18
Vaksinimi masiv i popullsisë/ Rama: 23 mijë vaksina të Pfizer do të vijnë në qershor, nga COVAX

Kryeministri, Edi Rama, gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit në Koplik, tha se në qershor do të vijnë 23 mijë doza të tjera të kompanisë Pfizer.

16:13
Çafka evropiane që ushqehet nga gryka e nënës, mes finalistëve në Fotografitë e Vitit të Zogjve

Shqiponja e detit që godet dhelprën me krahët e saj për ta përzënë nga territori, dhe zogu i çafkës evropiane që merr ushqimin thellë në gojën e nënës së saj, ishin mes disa prej fotove spektakolare në konkurrimin e botës së zogjve.

16:01
Historia e rrallë e veteranit të luftës në Kosovë, që jeton me 5 plumba në trup, fitoi dhe betejën me Covid 19

Hajzer Duraku ka marrë 5 plumba gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, të cilat, edhe sot i mban në trup.

15:52
Kërkon heqjen e moratoriumit të gjuetisë/ Ja fotografia që tregon pasionin e kandidatit për deputet të PD, “gjuetari” me çifte në dorë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Eugen Isai kërkon heqjen e moratoriumit të gjuetisë, edhe pse gjahu është i ndaluar.

15:33
Sulmoi zyrat e PS në Berat/ Procedohet autori, është djali i kryetares së Forumit të Gruas Demokratike

Dhunuesi i një prej zyrave të PS në Berat është identifikuar dhe proceduar penalisht për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”.

15:27
Rriten shifrat e infektimeve me Covid 19 në Kosovë, 14 humbje jete 24 orët e fundit

923 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga testimet  e kryera gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë.

15:26
Nis zgjedhja e teksteve shkollore/ Zgjedhja e librave të rinj do të realizohet online me mësuesit

Nga 29 marsi deri në 2 prill në institucionet arsimore do të realizohet përzgjedhja e teksteve shkollore për vitin e ri mësimor 2021-2022.

15:19
Pandemia shton paratë në banka/ Shqiptarët ulën shpenzimet dhe kursejnë më shumë. Në banka 9 miliardë euro

Kursimet në banka të shqiptarëve kanë ndjekur një trend në rritje edhe gjatë muajit shkurt, duke reflektuar ndikimin e krizës edhe pse me ritme më të ngadalta.

15:17
Shkollë me emrin “Bashkim Fino”/ Veliaj: Një rrugë në Tiranë me emrin “Sokol Olldashi”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës lajmëroi se një shkolle e re pranë qytetit studenti do të mbajë emrin Bashkim Fino dhe në atë zonë një rruge do ti vendoset emri Sokol Olldashi.

15:15
Momentet dramatike kur gjuajtësi saudit F-15 rrëzon dronin e Jemenit mbi vargmal (video-foto)

Një dron vetërvasës i rebelëve jemenitë Houthi është rrëzuar me shpërthim nga një gjuajtës F-15 i Arabisë Saudite pas intercpetimit në një rajon malor kufitar.

15:15
Basha, fushatë në qarkun Korçë/ Takime në Pogradec dhe Korçë

Pavarësisht  zotimit publik se nuk do merrej më kundërshtarin politik Lulzim Basha replikoi  për  akuzat  Edi Ramës se BE po ndërhyn në fushatën elektorale

15:12
Rama: Vaksinim në fasoneri/ Kryeministri, takime elektorale në qarkun e Shkodrës

Kryesocialisti Edi Rama e vijoi fushatën elektorale në qarkun Shkodër, ku ambicia socialistëve është fitimi i 5 mandateve. Ndalesa e parë në Vaun e Dejës ku edhe atje ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 70 vjeç.

15:10
Zgjedhjet e 25 prillit do të monitorohen edhe nga Rusia

Edhe Rusia do të monitorojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

15:08
Fluturimet Tiranë-Londër/ Janë pezulluar, por udhëtimet bëhen nëpërmjet tranzitit

Për shkak të zbulimit muaj më parë të variantit anglez ose sic njihet në Shqipëri varianti britanik të virusit, Tirana mbylli fluturimet direkte me Londrën, çka ishte një veprim i drejtë dhe në union me shumë vende të tjera të botës, aq më tepër që edhe vetë Britania i mbylli kufijtë e saj.

15:05
Prokurori që “lironte” kriminelët/ Shkarkohet Bujar Memia. Nuk apelonte vendimet e gjykatëses së Krujës

Bujar Memia hyri në polin e drejtësisë si prokuror dhe doli prej andej i shkarkuar nga detyra.

14:58
Komisioni Europian hedh në gjyq Poloninë

Sërish Komisioni Europian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Ligji polak për ndëshkimin e gjykatësve minon pavarësinë e tyre, deklaroi KE të mërkurën.

14:57
Brukseli mesazh Albin Kurtit: Për dialogun, presim përkushtim të plotë

Bashkimi Europian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Brukseli ka sjellë një “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve në rajon”.

14:50
Nuk ndryshojnë masat, Komiteti i Ekspertëve: Maturat kthehen në klasa

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar se do të kthehen për të bërë mësim në klasa maturat, ndërsa masat e tjera nuk do të ndryshojnë, përfshirë baret, restorantet dhe orën policore, e cila nis në 20:00.

14:33
Merkel dhe Macron tregojnë interes për vaksinën ruse, Sputnik V

Në një komunikim me video të kancelares Merkel, presidentit Macron dhe atij rus, Putin është biseduar për një bashkëpunim të mundshëm tek vaksinat. Në fokus ishte vaksina Sputnik V.

14:30
Dyshohet se mori pjesë në masakrën e Izbicës, arrestohet një person për krime lufte në Kosovë

Një person është arrestuar në Kosovë pasi akuzohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

14:19
Rama në Shkodër: Pas moshës +70, vaksinojmë gratë dhe vajzat në fasoneri

Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Shkodër, është ndalur sërish tek vaksinimi masiv që vijon prej tre ditësh në vendin tonë.

14:13
Mesazhi për kandidatët për deputetë të opozitës: Po krijoni konfuzion! Kujdes, po dëmtoni numrin e të gjithëve. Menjëherë duhet të…

Kandidatëve për deputetë të opozitës u ka mbërritur një mesazh ku i jepet porosi për posterat që do të publikohen apo printohen për zgjedhjet e 25 prillit.

14:13
Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Merkel shpjegoi në konferencë shtypi ndërrimin e kursit në përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Pas shfaqjes së rasteve të trombozës vaksina tani do të jepet kryesisht për personat mbi 60 vjeç.

14:12
U ‘varros’ nga bora pas ortekut/ Vëllai hero gërmon si i çmendur, i shpëton jetën

Momentet dramatike kur një skiator u varros prej dëborës pas një orteku, dhe vëllai i tij gërrmon si i çmendur për më shumë se 5 minuta, kanë bërë xhiron e botës.

13:53
‘Blindohen’ brigjet tona/ Anijet shqiptare e amerikane ‘tregojnë forcën’

Anijet shqiptare dhe amerikane manovra kanë nisur manovra në në brigjet e vendit tonë, një bashkëpunim që dëshmon qartë nivelin koordinimin dypalësh.

13:45
Humbi jetën në aksident, ky është i riu që u përplas nga makina teksa udhëtonte me motor

Tiranë – Enxhi Çako humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. 27-vjeçari udhëtonte me një motor teksa është përplasur me një kamionçinë.

13:40
​Mjekët flasin pas vaksinimit: Asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht dyshimeve për AstraZenecën

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive.

13:35
SHBA, e prerë me Vuçiç/ Blinken letër: Njihni Pavarësinë e Kosovës

Duke dalë përtej protokolleve të zakonshme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në të cilën ai e shkroi me dorë një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës.

13:30
Zgjedhjet/ Më 25 prill vijnë edhe monitorues nga Rusia

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Mikhail Afanasiev u takua me Shefen e Misionit të OSBE ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri, Ambasadoren Urszula Gacek dhe Zëvendëskryetaren e misionit Polyna Lemos.

13:27
Luftar Paja mori vaksinën kineze anti Covid, tregon simptomat dhe bën apelin e fortë

Aktori, Luftar Paja tregon se ka marrë dozën e parë të vaksinës “Sinovac”, para tre ditësh.

13:27
Dita 4 e vaksinimit, Rama-Manastirliu në Shkodër: Mbi 65 mijë të moshuar të vaksinuar, procesi po ecën shumë mirë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në qendrën e përqendruar të vaksinimit në Shkodër. Manastirliu tha se procesi i vaksinimit po vijon rregullisht, ndërkohë që janë mbi 65 mijë të moshuar të vaksinuar.

13:25
Covid-19/ Komisioni Evropian akordon 90 milionë euro ndihmë financiare për Shqipërinë

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka akorduar sot 90 milion € për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19.

13:16
Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk kërkuan bashkëpunim për çështjen e presidentit

Kryetari i partisë opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, nuk kanë kërkuar nga partia e tij, që të bëhet pjesë e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri.

13:11
Vaksina ‘Pfizer’ kundër Covid 19 kalon provën: E sigurt dhe efektive tek adoleshentët

Vaksina e Pfizer dhe Biontech kundër Covid 19 është e sigurt, efektive tek adoleshentët që u testuan, thonë kompanitë.

13:09
U largua nga programi pas fotos me litar/ Elvisi u përgjigjet ndjekësve: Nuk ka dhunë ndaj grave!

Elvisi (Loco) u largua nga Për’puthen pas debatit me Antonelën për fotografinë me litar të publikuar në rrjete sociale.

12:56
Pas veprimeve të dhunshme, Sali Shehi mban selinë, Veliaj i merr kryesinë e FRD

Pas humbjes së betejës gjyqësore me Bashkinë e Tiranës për ambientet e katit të tretë në ish godinën e vjetër të PD, kryetari i FRD-së Sali Shehu është braktisur ‘në bllok’ edhe nga e gjithë kryesia e partisë.

12:51
Grumbullimet masive për PD, Rama: Lus Zotin që këta njerëz të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grumbullimet masive që bëhen në mbështetje të Lulzim Bashës nga simpatizantët e PD në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

12:41
Kapet ‘me presh në duar’/ Oliceri italian po i shiste sekrete Rusisë

Një oficer i marinës italiane është arrestuar gjatë aktit të dorëzimit të dokumenteve sekrete një zyrtari ushtarak rus, njoftoi policia italiane.

12:27
Rrugët miqësore për mjedisin, tani i tregon “Google Maps”

“Google Maps” do të fillojë të udhëzojë drejtuesit e automjeteve drejt rrugëve që llogariten se janë më miqësore me tokën, bazuar në një listë të faktorëve.

12:25
KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia

TIRANË – Me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti), KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia.

12:24
Shtëpia në rrezik shembje/ Në Fier, familja nuk merr dëmshpërblimin e tërmetit

Familja Kalaja në fshatin Hoxharë të Fierit, prej me shumë se një viti jeton me frikën e shembjes së shtëpisë.

12:21
Stërvitje para San Marinos/ Probleme fizike për Ismajlin, Roshi është mirë

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje ndaj San Marinos, një sfidë që është e treta mes këtyre dy ekipeve, por e para që zhvillohet për një kompeticion zyrtar.

12:16
Egjiptianët janë të bindur: Kanali i Suezit u bllokua nga mallkimi i faraonit 

Serinë e ngjarjeve të rënda që kanë pllakosur këto kohë Egjiptin, përfshirë kaosin e krijuar në kanalin e Suezit dhe përplasjen e dy trenave që mori 32 jetë njerëzish, disa i shpjegojnë me mallkimin e një faraoni të famshëm.

12:11
Kërkonte lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enklejda Hoxha.

12:03
Veshjet dhe aksesorët “e dala mode”, nga të cilat duhet të hiqni dorë!

Disa veshje apo aksesorë mund t’ju pengojnë të dilni me kombinimin e duhur dhe të përshtatshëm për ju.

11:54
Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Francë/ Arrestohen 17 persona, grupi drejtohej nga shqiptarët. Çfarë u zbulua gjatë kontrolleve

Një operacion policie në Francë ka vënë në pranga 17 anëtarë të një organizate kriminale, përfshirë 16 burra dhe një grua, të moshës 19 dhe 57 vjeç.

11:51
Vau i Dejës/ Rama inspekton punimet tek ujësjellësi: Uji është hera e fundit që është temë fushate elektorale

Investimet në ujësjellës për të zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit pandërprerë me ujë të pijshëm janë në fazë të avancuar në disa prej bashkive, për të arritur objektivin e qeverisë që brenda vitit 2022 të përfundojnë të gjitha projektet e investimeve për 24 orë ujë në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë.

11:48
Qytetari mbulon karrocën me flamujt e PD-së, pret Bashën në Korçë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme do të vazhdojë takimet elektorale në qytetin e Korçës.

11:44
I moshuari-Ramës në Vaun e Dejës: Ai që s’të voton ty mos i bëftë hajër vaksina

Vaksinimi masiv po vijon paralelisht në të gjitha bashkitë e vendit.

11:42
Bankat amerikane ‘në hall’, kanë më shumë para se ç’duhet! 

Likuiditeti i bollshëm duhet të ndihmojë tregjet, por mund të shkaktojë dhe trazira, thotë “The Economist”.

11:38
Karçanaj: Rekord, mbi 20 mijë fermerë aplikuan në e-Albania për naftën falas

“20 mijë e 561 fermerë kanë kërkuar të marrin kartën me naftë falas në platformë”

11:34
Reagimet e ashpra për Katar 2022, Belgjika: Le të përdorim fuqinë, futbolli bën ndryshimin!

Katar 2022 vazhdon të krijojë polemika. Që pas zgjedhjes së shtetit aziatik për zhvillimin e eventit më madhor futbollistik në rang kombëtaresh Kupës së Botës, për vitin 2022, nuk ka munguar asnjëherë debatet për këtë zgjedhje nga ana e FIFA-s.

11:28
Veliaj prezanton Arben Pëllumbin nga Njësia 2: Së shpejti korsi biçikletash deri në Liqenin e Farkës dhe dy shkolla të reja në Sauk

Teksa prezantoi Arben Pëllumbin, kandidatin e Partisë Socialiste për Tiranën në zgjedhjet e 25 Prillit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha disa lajme të mira për Njësinë 2.

11:28
SHBA/ Vaksinat po funksionojnë, por shtohen infektimet tek ata që nuk janë imunizuar

Në Shtetet e Bashkuara, numrin më të madh të rasteve të reja me Covid 19 e përbëjnë sot personat nën 60 vjeç, dhe ky konsiderohet një sukses për vaksinat që i janë administruar më herët moshave më të thyera.

11:24
Emri/ E qëlloi disa herë me thikë pasi i përplasi makinën me biçikletë, Gjykata angleze gjen fajtor shqiptarin për vrasjen e një 18-vjeçari

Dy person janë shpallur fajtor për vrasjen e një 18-vjeçari , Cameron Murfitt vitin e kaluar .

11:24
Pas këpucëve të grisura, Rama publikon videon duke u qethur. Mesazhi që ka për të gjithë djemtë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqur duke u qethur ndërsa i jep një mesazh të gjithë atyre që ankohen se nuk kanë flokë apo janë thinjur.

11:07
Bllokohet aksi nacional Korçë-Pogradec, dhjetëra simpatizantë të PD dalin në rrugë të presin Bashën

Dita e shtatë e fushatës elektorale e ka gjetur kreun e opozitës në Pogradec dhe Korçë.

10:57
Dokumentari për jetën e saj mori miliona shikime, Britney Spears flet për herë të parë: Kam qarë për dy javë rresht…

Britney Spears ka zbuluar se u prek nga dokumentari i fundit për jetën e saj.

10:51
Ndodh për herë të dytë në të njëjtin spital/ Infermierja australiane infektohet me Covid-19 rreth një javë pasi bëri vaksinën

Një infermiere në Australi ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19 rreth një javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës.

10:29
Renditja finale e “Eurovision 2021”, ja kur është radha e Shqipërisë

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”, me këngën “Karma”.

10:28
Nuk pranoi lidhjen e saj të dashurisë, 17-vjeçarja njofton policinë pas sherrit me babain. Ja çfarë kishte fshehur në shtëpi

Një shqiptar në Itali është vënë në pranga pas sherrit me vajzën, e cila njoftoi policinë pasi vuri re veprime të pazakonta nga i ati. Gjatë kontrollit, policia italiane konstatoi armë dhe drogë në banesën e tij.

10:25
Maqedonia e Veriut nis vaksinimin masiv

Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën (31 mars), ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19.

10:12
Në Klinikën Infektive vijon vaksinimi i personelit shëndetësor

Edhe sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor të kësaj klinike me vaksinën AstraZeneca.

10:11
Vaksinimi masiv antikovid/ Rama: Do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar

TIRANË-   Shqipëria është vendi i dytë në rajon që ka filluar vaksinimin masiv, ndërkohë që pas nisjes së vaksinimit masiv antikovid, është arritur dje shifra e 119 mijë vaksinimeve në total.

10:10
Pasi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, qeni i Biden sulmon përsëri punonjësin

Qeni Major, i Shtëpisë së Bardhë ka kafshuar përsëri, vetëm disa ditë pasi u kthye nga trajnimi në Delaware, pas një incidenti të ngjashëm në fillim të këtij muaji.

10:04
COVID-19 – Italia vendos karantinë për udhëtarët nga BE

ROMË– Italia do të vendosë një karantinë pesëditore për udhëtarët nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë.

09:56
Korçë/ Ushtroi dhunë psikologjike dhe kanosi dhëndrin, arrestohet 52-vjeçari

Korçë – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.

09:46
Plasi sherri pas puthjes dhe u bënë “armiq”? Antonela dhe Atdheu i habisin të gjithë me veprimin e fundit

Marrëdhënia mes Atdheut dhe Antonelës duket se ka marrë një tjetër rrjedhë.

09:44
Dita 4, vijon vaksinimi masiv, Manastirliu: Javën tjetër nis lëvrimi i dozave të Pfizer

Tiranë – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër mëngjesin e sotëm fillimin e procesit të vaksinimit të të moshuarve në sheshin “Skenderbej”. Manastirliu ka bërë me dije se brenda muajit prill do të vijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.

09:41
Kishte kthyer lokalin në ambiente për prostitucion, arrestohet 33-vjeçari, nën hetim edhe dy vajza

Fier – Një person është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për prostitucion. Ndërkohë janë vënë nën hetim edhe dy vajza të cilët akuzohen se ushtronin prostitucion.

09:32
Lushnje/ Dy persona kërcënojnë rojen, i marrin paratë e firmës së ujit dhe ia mbathin

Dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar rojen e një firme uji në fshatin Zhamë Sektor në Lushnje.

09:31
Foto/ Anija amerikane mes dy anijeve shqiptare, patrullim në brigjet e Shqipërisë

Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.

09:26
Gazetari shqiptar: Ja kur pritet të hapen baret dhe klubet e natës në Angli

Masat kufizuese që janë marrë, por edhe procesi i vaksinimit duket se kanë dhënë një efekt shumë pozitiv në përmirësimin e situatës nga pandemia në Britaninë e Madhe.

09:21
Merkel, Macron dhe Putin diskutojnë për vaksinat

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë diskutuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm për vaksinat kundër koronavirusit.

09:19
Udhëtimet në Gjermani nuk ndalohen

Pushime në Gjermani? E pamundur! Pushime jashtë vendit? E mundur! Kancelarja Merkel do të donte ta ndryshonte këtë. Por kjo nuk do të ndodhë. Tani futet obligimi i testimit para kthimit.

09:17
Plagosje me thikë e aksident, arrestohen 4 persona

Durrës – Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

09:05
Tinka Kurti mbështet Ramën: I duhet Shqipërisë, lufton për ne dhe nuk ndalet kurrë!

Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë një spot, i cili si protagoniste ka aktoren e njohur Tinka Kurti.

08:45
Më shumë vaksina për BE – Dy fabrika të reja në punë

Fabrikat e reja të prodhimit të vaksinave në Gjermani dhe Holandë pritet të përshpejtojnë furnizimin me vaksinën, shpreson BE. Ndalimi i eksportit për Britaninë e Madhe konsiderohet madje si hap i vonuar.

08:29
Merr flakë një makinë në Vlorë

VLORË- Një makinë tip Ford ka marrë flakë pak më parë gjatë bulevardit “Ismail Qemali”.