Nuk pranoi lidhjen e saj të dashurisë, 17-vjeçarja njofton policinë pas sherrit me babain. Ja çfarë kishte fshehur në shtëpi

31/03/2021 10:28

Një shqiptar në Itali është vënë në pranga pas sherrit me vajzën, e cila njoftoi policinë pasi vuri re veprime të pazakonta nga i ati. Gjatë kontrollit, policia italiane konstatoi armë dhe drogë në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:30 të mbrëmjes, kur babai nuk pranoi lidhjen e dashurisë mes vajzës dhe një prej bashkëmoshatarëve të saj.

Pas debatit me të, babai shkoi pranë një depoje në kopshtin para shtëpisë dhe mori një objekt që i ngjante një arme. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti një pistoletë të paregjistruar, të fshehur në një cep të shtëpisë, shkruajnë mediat italiane.

Gjithashtu gjatë kontrolleve, u gjetën edhe rreth 1.5 kg marijuanë. Shqiptari 49-vjeçar u arrestua menjëherë nga policia italiane.

Top Channel