Luftar Paja mori vaksinën kineze anti Covid, tregon simptomat dhe bën apelin e fortë

31/03/2021 13:27
Aktori, Luftar Paja dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Aktori, Luftar Paja tregon se ka marrë dozën e parë të vaksinës “Sinovac”, para tre ditësh.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Paja thotë se ndihet shumë mirë. “E kam bërë vaksinën në datën 28. Jam shkëlqyeshëm, jo mirë, por shkëlqyeshëm. Nuk kam pasur asnjë problem”.

Ai thotë se dozën e dytë do ta marrë ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend, në 25 prill. “Do të shkoj të bëj vaksinën në fillim, që të jem i sigurt dhe t’u them atyre që votojnë, shkoni bëni vaksinën”, shton Paja.

Aktori ka një apel për të gjithë qytetarët që hezitojnë të marrin vaksinën. “I them skeptikëve, mos hezitoni se shëndeti nuk ka të majtë e të djathtë, popullsia duhet të vaksinohet. Dua që gojët e liga të mos merren me propagandën e keqe për shëndetin. Shëndeti nuk do t’ia dijë je i majtë apo i djathtë”.

Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej” ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë. Qytetarët, mbi 75 vjeç, që janë njoftuar nga mjekët e familjes presin në radhë për të parë dozën anti Covid.

Top Channel