Prokurori që “lironte” kriminelët/ Shkarkohet Bujar Memia. Nuk apelonte vendimet e gjykatëses së Krujës

31/03/2021 15:05

Bujar Memia hyri në polin e drejtësisë si prokuror dhe doli prej andej i shkarkuar nga detyra.

Lirimi i të burgosurit Hekuran Billa, vrarë më pas në Tiranë i kushtoi karrierën magjistratit i cili sipas gjetjeve të inspektoratit nuk e apeloi verdiktin e gjykatës. Memia sipas inspektoratit nuk përmbushi detyrën e prokurorit në cështjen Billa, një i ri i sillë në Shqipëri nga Britania e Madhe, por që nga 16 vite burgim të njohura, ai vuajti vetëm 3 vjet burg.

Pavarësisht këtyre kritikave të Memisë, karriera e tij u fundos këtu në polin e drejtësisë duke ndjekur të njëjtin shteg për të dalë nga drejtësia sic ndodhi me gjyqtaren Enkeleida Hoxha.

Por e lidhur me të njëjtin precedent në hetimin disiplinor mbi ish gjyqtaren Hoxha rëndojnë dyshimet e korrupsionit, si e implikuar me disa persona për të liruar të burgosur kryesisht në Fushë Krujë.

Sidoqoftë kërkesa e avokatit për të pyetur edhe punonjës në burgje që pastruan kartelën e këtyre të dënuarve, gjatë procesit nuk u mor parasysh nga KLGJ edhe pse ish drejtorë në burgje i konsideronin Hekuran Billën, Endrit Doklen dhe Genc Tafilin të sjellshëm, të rehabilituar, sportiv dhe frekuentues të bibliotekës së burgut.

Top Channel