Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Francë/ Arrestohen 17 persona, grupi drejtohej nga shqiptarët. Çfarë u zbulua gjatë kontrolleve

31/03/2021 11:54

Një operacion policie në Francë ka vënë në pranga 17 anëtarë të një organizate kriminale, përfshirë 16 burra dhe një grua, të moshës 19 dhe 57 vjeç.

Operacioni u zhvillua më 29 dhe 30 mars në Ille-et-Vilaine dhe në Alpes-Detare. Në përfundim, u sekuestruan lëndë narkotike, produkte prerëse, para dhe katër armë me municionet e tyre.

Hetimet nisën para dy vitesh ndërsa në shtator të vitit 2018, kur u vunë re veprimet e dyfishta të një shqiptari 45 vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte grupin. Ai kishte precendent të mëparshëm në trafikun e drogës. Elementet e para të hetimit konfirmuan ekzistencën e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës të drejtuar nga shtetas shqiptarë të që kishin lidhje me rrjetet lokale, në veçanti në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës, shkruajnë mediat franceze.

Grupi u shpërbë pas dy vitesh me ndërhyrjen e policisë. Ndërkohë mbetet i paqartë identiteti i personave të arrestuar.

Top Channel