Nuk ka festë titulli për Barcelonën, Real Madrid mund Espanyolin dhe ‘El Clasico’ mund të vendosë gjithçka
Katar 2022 vazhdon të krijojë polemika. Që pas zgjedhjes së shtetit aziatik për zhvillimin e eventit më madhor futbollistik në rang kombëtaresh Kupës së Botës, për vitin 2022, nuk ka munguar asnjëherë debatet për këtë zgjedhje nga ana e FIFA-s.
Reagimet e ashpra janë shtuar sidomos pas lajmeve që kanë dalë se mijra puntorë kanë humbur jetën gjatë punimeve për të ndërtuar stadiumet në Katar që do të presin ndeshjet e Botërorit të vitit të ardhshëm. Fillimisht reagimet e ashpra nisën në Norvegji ku klube të ndryshme i kërkuan federatës të mos merrte pjesë në eliminatoret për Katar 2022.
Pas mesazhit që dha Norvegjia me nisjen e kualifikueseve kësaj nisme iu bashkua edhe Gjermania ndërkohë që sëfundmi ka reaguar edhe Belgjika. Para ndeshjes eliminatore ndaj Bjellorusisë të fituar me rezultatin 8-0, futbollistët belgë zbritën në fushë me fanella me mbishkrimin: “Futbolli mbështet zhvillimin”.
Vetë Federata Belge e Futbollit shkruan: “Ne në mënyrë aktive ngrihemi kundër racizmit dhe nuk po i shpërfillim problemet në Katar. Me këtë veprim simbolik, ne u bëjmë thirrje organeve ndërkombëtare dhe të gjitha federatave të futbollit që të bashkohen për të bërë hapin e madh. Ne kërkojmë me forcë që të përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e njeriut në Katar. Futbolli ka fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive, le ta përdorim atë fuqi tani”, lexohet në komunikatën e Federatës Belge të Futbollit.
Top Channel