05:30
Vlerat e specave/ Si ndryshojnë sipas ngjyrave
Specat janë burimi më i mirë i Vitaminës C, por kur vjen puna te ngjyrat, ato ndryshojnë. Përse specat jeshilë janë më të lirë se specat me ngjyrë tjetër? Specat jeshilë janë më pak të pjekur se të tjerët, ato mblidhen më shpejt se sa koha e duhur e pjekjes. Specat e tjerë kërkojnë më shumë kohë të marrin ngjyrën, e si rrjedhojë duan më shumë shërbim, çka i bën ata më të shtrenjtë.