Durrës, 143 kg kokainë mes bananeve/ U zbulua nga skaneri në kontenierin e ardhur nga Ekuadori

10/04/2021 22:33

Një sasi tjetër kokaine u kap në portin e Durrësit pasditen e së shtunës.

143 kg kokainë u gjetën në një kontejner që vinte nga Ekuadori. Ngarkesa kishte kaluar tranzit në Itali dhe u kap nga skaneri në portin e Durrësit. Operacioni i koduar “El Mejor” një bashkëpunim mes prokurorisë së Durrësit dhe SPAK vuri në pranga dy administraorët e firmës pritëse në Shqipëri Klajdi Xibraku 30 vjeç dhe Erion Peti 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Droga ishte fshehur në tavanin e një kontejneri që transportonte banane. Droga ishte e ndarë në 200 pako siç duket dhe në këto foto të siguruar nga Top Channel. Dyshimet e autoritetit portual kanë lindur për shkak te origjinës nga vinte ngarkesa e shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, me flamur portugez dhe menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku i është nënshtruar një kontrolli më të imtësishëm ne skaner.

Ngarkesa me banane i përket kompanisë Masabi Fruits, me qendër në Kombinat Tiranë. Në fillim të muajit prill me të njëjtën linjë trafiku u kapën dhe sekuestruan 49 kg kokainë të fshehur në kolonat e një kontenieri të ardhur me ngarkesë bananesh për llogari të kompanisë së Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafikun e 613 kg kokainë.

Top Channel