Braziliani i kombëtares/ 15 vjeçari i rritur në Shqipëri, premton shumë për ekipin kuq e zi

10/04/2021 20:15

Ekipet kombëtare të moshave vazhdojnë seleksionimet për përzgjedhjen elementëve më të mirë të gjithë ekipeve të futbollit në vend.

Në seleksionimin e kombëtares së grupmoshës U15 bie në sy më tepër prej pasaportës, braziliani Viktor Nunes.

Viktor Nunes: Futbolli këtu ka shumë kontakt fizik dhe unë nuk jam shumë i mësuar. Mua më pëlqen të luaj mbrojtës por nuk kam një lojtar Brazilian që dua t’i ngjaj.

Familja e tij ka ardhur në Shqipëri prej vitit 2004 dhe si brazilian nuk mund të mos kishte lidhje me futbollin.

Elder Nunes: Si çdo brazilian që ka lidhje me futbollin un në nuk arrita do të bëhem futbollist profesionist atëherë por bëra universitetin e fiskulturës, kur erdha në Shqipëri gjithmonë kam pas futbollin për t’u angazhuar me komunitetin. Në vitin 2008 më lindi mundësia të përktheja një trajner Brazilian që mori një ekip në superiore. Që aty mu hap një dritare e re të merresha me futboll dhe hapëm një grup stërvitje me kalamajt.

Po si e sheh ai të birin?

Elder Nunes: Për Viktor unë nuk pretendoj të bëhet një futbollist i madh si shumë Brazilian, se është pretendim i madh, por ai ka një talent që ne jemi duke ja zhvilluar dhe me dashjen e Zotit ai mund të bëhet futbollist, edhe po të bëhet për të luajtur këtu në Shqipëri unë do të jem shumë i kënaqur.

Po si ishte ky test i kombëtares shqiptare për Viktori Nunes?

Viktor Nunes: Ishte shumë mirë, ka shumë talent Brenda kësaj skuadre, sukses për Shqipërinë.

Elder Nunes: Një ditë im bir më pyeti çfarë jam unë, kam lindur në Portugali, prindërit i kam Brazilian ca jam. I Thash ti je shqiptar bab, ti je shqiptar.

Top Channel