Dy balena të ngordhura në breg/ ‘Të vrara’ nga mbetjet plastike në det

10/04/2021 21:02

Dy balena të ngordhura kanë dalë në brigjet e detit në Bangladesh brenda dy ditësh duke ngritur dyshime se ato janë vrarë nga ndotja e ujit të detit.

Zyrtarët thanë se balena e dytë, shumë më e gjatë se ajo e para, u gjet në plazhin Himehari, pranë qytetit Resort Cox’s Bazar, rreth orës 8:30 minuta të mëngjesit të së shtunës, vetëm një ditë pasi balena tjetër e ngordhur u gjet dy kilometra më larg.

Balena e gjetur së fundmi, ishte 16 metra e gjatë dhe peshonte tre ose katër ton.

Zyrtarët thanë se balenat mund të kenë ngordhur si pasojë e përplasjes me ndonjë anije në gjirin e Bengalit ose pasi kanë ngrënë plastikë me të cilën deti është i mbushur. Ky version i dytë madje, sipas zyrtarëve, është më i mundshmi pasi në rast përplasjeje ato do të kishin shenja lëndimi.

Ekspertët thonë se pjesë të gjirit të Bengalit janë shumë të ndotura me plastikë dhe kjo ka çuar në ngordhjen e shumë kafshëve. Zyrtarët tani kanë marrë kampionë nga balenat e ngordhura për ekzaminime post-mortore.

Top Channel