Ditën e sotme, Edi Rama është ndalur në qytetin e Vlorës, ku ka ironizuar presidentin Ilir Meta dhe Bujar Leskajn.

Sipas Ramës, po qëndruan bashkë edhe disa ditë, do i shohin tapë tek varri i Ismail Qemalit duke i dhënë dekoratë.

Rama: Meta ka shpallur kandidaturën. E dinë mirë demokratët cfarë ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë ata, i mjel, ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur i lodhur që nuk mbahet dot në këmbë. E kanë parë, duan Ilirin? Për çfarë? Se rri me Leskon. I dha dekoratat sot? Më thanë se do ia jepte dekoratat disa parukiereve në Vlorë.

Përtej shakasë, është bërë qesharak një president që vjen vërdallë dhe u jep dekorata heronjve të popullit. Çohet një tokësor dhe thotë po ju bëj mjeshtra të punës. I njëjti njeri që i jep dekoratë një masazhatori, i jep dhe një heroi të popullit, e padëgjuar në histori. Pas vdekjes, pas vitesh të tëra, pas gjeneratash s’jepen dekorata për ata, varrosen me nderimet më të mëdha dhe kanë titullin më të lartë, janë perëndia në tokë.

Mbani mend, po qëndroi me Leskon dhe nja 10 ditë do dekorojë Ismail Qemalin. Mos u çudisni po i patë të dy tapë tek varri i Ismail Qemalit duke i dhënë dekoratë. Skënderbeun nuk e dekorojnë dot pa praninë e Saliut.

Top Channel