“Ma thërrisni Edi Ramën”/ Meta i përgjigjet kryeministrit: Jam krenar që kam takuar Leskajn, edhe nëse është subjekt i OFL

10/04/2021 18:50

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me ironitë e përdorura për takimin me persona që janë subjekte të OFL.

Meta tha se është krenar që e ka takuar, edhe nëse Leskaj është subjekt i OFL dhe thekson ftesën për Ramën që të takohet me të dhe të bëhet gjithcka transparente për të.

Ilir Meta: Ai tmerrohet se njerëz si Bujar Leskaj nuk i korrupton dot. Janë njerëz që respekotjnë traditën, patriot, atdhetarë dhe do ta marrë mesazhin me 25 prill për këtë histori. Unë kam qenë dhe do të jem 24/24 në Vlorë deri më 26 prill. Nëse Leskaj është subjekt i OFL, jam krenar që e kam takuar.

Është njeri që Vlora është krenare për të. Të tjerat nuk kanë vlerë. Zoti Rama, zoti Tërmet dhe Qamet janë të ftuar të jenë me mua e ju për të bërë gjithcka transparente, nuk ka shans të preket vota e një vlonjati, kaq po i them Ramës, atij Tërmetit e Qametit dhe Vlora do votojë për vajzat e saj, për të gjithë ata që nuk lejojnë që të zëvendësojë të rinjtë e të rejat e saj me bangladeshasit.

Këtu jemi deri me 26 prill, ma thërrisni Edi Ramën.

Top Channel