Mësuesja 36 vjeçare arrestohet për marrëdhënie intime me nxënësin kur burri flinte në dhomën tjetër (fotot)

10/04/2021 18:50

Sipas deklaratave, bashkëshorti i mësueses e dinte se ajo po bënte dashuri me të riun, dhe i kishte thënë “të mos tregonte njeriu”.

Një mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta është arrestuar pasi akuzohet se i ka dhënë droga e pije alkoolike një adoleshenti të virgjër, dhe më pas bëri seks me të në ditëlindjen e tij të 16-të.

36 vjeçarja Kimberly Wellman-Rich, është akuzuar tashmë për përdhunim të të riut, i cili po jetonte me të dhe bashkëshortin e saj gushtin e vitit të kaluar.

Ndërsa Jeffrey Rich, 35 vjeç, gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të abuzimit dhe nuk e raportoi atë te autoritetet.

Në dokumentet e policisë së New Orleans thuhej se çifti kishin tymosur marijuanë dhe konsumuar pije alkoolike me adoleshentin.

Ky i fundit tha se eksperienca e tij e parë seksuale u bë me mësuesen Wellman-Rich, në ditën e ditëlindjes së tij. Mosha ligjore e pranimit për seks në shtetin e Louisiana është 17 vjeç.

Më pas thuhet se mësuesja kishte bërë seks me të disa herë të tjera, kryesisht në divanin e shtëpisë, por gjithashtu në krevat dhe në dhomën e miqve.

Gjatë disa prej incidenteve seksuale, bashkëshorti i mësueses, Jeffrey Rich gjendej në shtëpi, në një tjetër dhomë.

Sipas raportimeve, më 15 janar mësuesja e mori nxënësin në një “udhëtim vajzash” në New Orleans me shoqet e saj, dhe më pas i kishte kërkuar atyre të dilnin nga dhoma e hotelit që ata të bënin seks.

Kur ata ishin kthyer në shtëpinë e Wellman-Rich, adoleshenti i tha policisë se ishte konfrontuar me bashkëshortin e saj.

Jeffrey Rich i kishte thënë atij me tone kërcënuese të mbante sekret aventurat me gruan e tij, tha policia.

Policia u lajmërua nga një telefonatë anonime për abuzimin e gruas me adoleshentin, dhe më 11 shkurt e ndaluan me akuzat e “përdhunimit ligjor”, siç njihen ndryshe marrdhëniet e ndaluara seksuale, pa përdorim dhune.

FOTO GALERI
1/3
Mësuesja 36 vjeçare arrestohet për marrëdhënie intime me nxënësin

Top Channel