Gjiknuri, me banorët e zonës së hangarëve në Vlorë, ironizon PD-në dhe LSI-në: Nuk kanë moral të kërkojnë vota në Vlorë

11/04/2021 11:54

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët e zonës së hangarëve në rajonin numër 5 të qytetit.

Ai foli për projektet, të cilat kanë trasformuar zonën, drejtuesi politik tha se mbështetja për Partinë Socialiste do të jetë votë pro zhvillimit dhe vijimit të projekteve.

“Kam zgjedhur ta mbuloj vet këtë njësi pasi ka nevojë për vëmendje më shumë, ka nevojë për më shumë investim sepse janë zona periferike. Janë zona që janë krijuar vonë pas viteve 90 dhe kanë  nevojë për një vëmendje të veçantë dhe unë si drejtues politik kam përgjegjësi më të madhe se kolegët e tjerë që ne ti realizojmë këto gjëra. Na duhet mbështetja për Partinë Socialiste dhe Qeverinë. E duam këtë mandat për të mbaruar punët e nisura në Rrugën e Lumit të Vlorës, se shumë  prej jush mund të  jenë edhe prej asaj zone. Më parë as nuk ju binte ndërmend të shkonit në këto fshatra, ju keni ikur nga fshati se ishte aq larg sa dukej sikur shkoje në një shtet tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa është ndalur edhe te oferta politike e kundërshtarëvë, Gjiknuri tha se vlonjatët duhet të votojnë ata që u janë në krah dhe që ju dalin zot për punët e nisura dhe zhvillimin e zonës.

“Krahu tjetër nuk ofron asgjë. Lulzim Basha është njeri i provuar, ka mungesë totale të lidershipit dhe vendimarrjes, sa dhe këto lista i bëri me hile. Çoi më shumë kandidat në lista, vetëm të gënjejë njerëzit, t‘ju thotë ju futa emrin në listë. Po ka një gjë të mirë që ka thënë ai Ilir Meta është se Lulëzim Basha gënjën dhe për orën. Megjithëse tani janë bërë bashkë, vjen Presidenti ti japë përgjigje Ramës nga Vlora. Kanë humbur identitetin politik, LSI-ja nuk përfaqëson asgjë këtu, nuk e di për çfarë kërkojnë vota në Vlorë, ata nuk kanë asnjë kandidat nga Vlora. Ndërkohë që ne kemi një ekip të lidhur me këtë qytet”, u shpreh Gjiknuri.

 

 

 

 

Top Channel