Bënin kërdinë me vegla pune në Cërrik/ Në pranga 35-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11/04/2021 10:07
Veglat e punës

Një 35-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi në bashkëpunim me një tjetër kanë vjedhur veglat e punës në magazinën e një personi ditën e djeshme.

E.U. është arrestuar, kurse  D. K., 32 vjeç është në kërkim.

Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K.  Kurse më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh.

Cerrik

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut, ndalohet nga Policia autori i dyshuar, shpallet në kërkim autori tjetër.  Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. U., 35 vjeç, banues në Elbasan.  Si dhe u shpall në kërkim D. K., 32 vjeç, banues në Elbasan dhe po punohet për kapjen e tij.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se ditën e djeshme, në fshatin Floq, Cërrik, kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit E. R. Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K.  Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht: Më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh.  Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel