Ana e errët e Princit Philip, nga tradhtitë tek antipatia ndaj Princeshë Dianës

11/04/2021 01:35

Ka një anë të errët në jetën e gjatë të Princit Philip të Edinburgut. Dhe është e lidhur me pasionin e tij, pozitiv dhe negativ ndaj grave. Philip u konsiderua që në moshë të re një “pushtues” aq sa fama e tij ishte gati të hidhte në erë martesën e tij me Elizabetën. Ka pasur shumë thashetheme në lidhje me jetën e Filipit që Pallati Buckingham u përpoq t’u mbyllte gojën.

Një serial i njohur televiziv, “The Crown” tregon jetën e Royals. Dhe pikërisht në këtë trillim përmenden pasionet e princit Philip. Sidoqoftë, disa libra kanë shfaqur emra dhe mbiemra rreth të dashurave të pretenduara të princit. Më i njohuri, edhe nëse kishte pak sukses, ishte “Burri im dhe unë: Historia e Brendshme e 70 Viteve të Martesës Mbretërore”, botuar në 2017. Në 1948 thuhet se Princi Philip u bashkua me aktoren Pat Kirkwood në dhomën e zhveshjes së Hippodromit në fund të një spektakli. Princi i sapomartuar e çoi për darkë në restorantin Les Ambassadeurs. Se çfarë ndodhi atë natë nuk dihet, por ajo që dihet është se që të dy hëngrën mëngjesin së bashku të nesërmen.

Philip atëherë kishte një pëlqim për Galina Sergeevna Ulanova, balerinën e parë absolute të Bolshoi. Princi ishte një nga admiruesit e saj dhe gjatë një qëndrimi në Londër të balerinës ai donte ta takonte. Zërat e këqij flasin për një aventurë kalimtare mes të dyve, të tjerët anonin drejt një simpatie profesionale. Helene Cordet ishte një aktore e njohur greke e kabareve dhe mikesha e fëmijërisë së Philip. Pa u martuar ajo kishte dy fëmijë pa zbuluar kurrë atësinë e tyre. Thashethemet treguan për Philip, babanë e pretenduar. Helen Cordet vite më vonë u martua me një aviator francez, i cili pretendoi të dy atësitë në martesën e saj të dytë, por për adhuruesit e thashethemeve u duk se ishte një “fasadë”.

Midis të dashurave të dyshuara të Philip, gjithashtu shfaqet edhe vjehrra e djalit të tij Andrea. Bëhet fjalë për Susan Barrantes, nëna e Sarah Ferguson, gruaja e Andreas, fëmija i katërt i Philip. Askush nuk ka prova në lidhje me këtë pretendim të rrallë, por thashethemet u përhapën për shumë vite, deri në vdekjen e saj të parakohshme në 1998, në një aksident automobilistik.

Autorja e romaneve Daphne du Maurier referohej si dashnorja zyrtare e princit. Një thashethem që nuk është konfirmuar kurrë dhe që duket se ka dalë nga shërbëtorët. Marrëdhënia me Lady Diana – Dhe së fundmi Lady Diana duhet të shtohet në mesin e grave të princit. Jo si një dashnore e tij, por për marrëdhënien e paqartë mes të dyve. Deklaratat e një mikeshës së Dianës në vitin 2008 shkaktuan një sensacion, sipas të cilit Philip i drejtoi nuses së tij “fjalë plot mizori dhe përbuzje”.

Fjalitë janë mohuara nga Pallati Buckingham, natyrisht. Në të vërtetë, vite më vonë komisioni hetimor që hetoi vdekjen e gruas së Karlos gjeti letra që Diana dhe Philip po i shkruanin njëri-tjetrit në periudhën më të errët. Diana i kërkoi ndihmë vjehrrit të saj për të shpëtuar martesën dhe Philip me shumë ndjenjë premtoi se ai do të bënte gjithçka për ta ndihmuar por në të njëjtën kohë pranoi: “Unë nuk jam një këshilltar martese shumë i talentuar”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel