14:01
1-vjetori i Qendrës Tumo, Veliaj: Ia ka vlejtur çdo energji për investimin. Yuri Kim: Ju do të jeni një shkëndijë për botën
Programi “Tumo Tirana” ka zgjuar çdo ditë e më shumë interesin e të rinjve në kryeqytet. Qendra, e cila një vit më pare, kur u çel në Tiranë, kishte vetëm 60 studentë, sot ka mbi 1 mijë të tillë. Në 1-vjetorin e këtij programi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Drejtori i Fondacionit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff, zhvilluan një takim me fëmijët dhe të rinjtë që aftësohen në qendrën Tumo.