Pasardhësja e familjes Kokalari, Evi Kokalari ka marrë pjesë në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, në Fushë-Krujë.

Nga ajo foltore, Kokalari komentoi artikulimin e deputetes Grida Duma në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, si dhe reagimin e deputetit Ervin Salianji sot në Kuvend.

“Kjo është foltorja ime e fundit se nisem nesër dhe shpresoj t’ju shikoj në 11 dhjetor kur do shkarkojmë Bashën. Grida Duma ka thënë se thelbi i 18 dhjetorit është se PD është Ose e Bashës ose shkatërrohet. Nuk e di për kë PD flet Grida që do e shkatërrojë, se nëse ajo do ju shkatërroj juve, anëtarët e PD-së Ky është një gabim i madh.

I kujtoj Grida Dumës që PD e krijoji dhe themeloi burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Analistët e Edi Ramës dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Bashës dhe duhet të kuptoni që Basha duhet të ikë nga Kryesia e PD.

Salianji kishte një sjellje tepër ofenduese për një deputetët PD, kishte arrogancë, një fjalor shumë të shëmtuar, ne duhet të ruajmë etikën dhe nuk e di pse Salinaji trashi zërin, për të treguar se ishte burrë dhe po bënte opozitë apo ishte nga stresi që e ka kapur kryesinë e PD këto ditë të fundit”, tha Kokalari.

Top Channel