Rama fton Xhaferrin të vizitojnë familjet në Durrës: Ka gjëra që mund t’i themi bashkë

16/11/2021 18:26

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit Ferdinand Xhaferri në lidhje me buxhetin e vitit 2022 duke e ftuar që të shkojnë së bashku në një familje me ndihmë ekonomike që t’i shpjegojnë gjithçka që do të ndryshojë në vitin e ardhshëm.

Rama: Për bashkëdeputetin tim të Durrësit kam për të thënë vetëm këto. Nga 1 janari, nuk do të kenë tatim mbi pagën. T’ju themi që janë në punë, që punojnë më fort se ky parlament, dhe punojnë çdo ditë ndërsa ky parlament, edhe në ato ditë që punon, shpesh herë e bën dhe vetëm për të thënë që më mirë mos qoftë, marrin 400-500 mijë lekë rrogë që taksa do të përgjysmohet nga 1 janari. Ata që paguhen nga 1.5-2 milion dhe që e kanë pasur problem tatimin mbi fitimin sepse me tatimin progresiv, tatimi shkonte në 23%. nga 1 janari, tatimi i tyre thuajse përgjysmohet.

Atyre që merren me sipërmarrje të vogël në Durrës, do të paguajnë 0 taksa. Bashkarisht tu themi të mëdhenjve e të vegjëlve, punonjës apo sipërmarrës që nuk ka rritje taksash. Pastaj takojmë një familje me ndihmë ekonomike, foli për dyfishimin e ndihmës ekonomike për secilin që ka 2-3 fëmijë, jo për krimin e drogën. Shkojmë bashkë tek të gjithë familjet me ndihmë ekonomike që buxheti i 2022 ka 45 milionë dollar për të kompensuar faturën e tyre të energjisë elektrike. Ndërkohë t’ua themi të gjithë të tjerëve dhe biznesit të vogël që sido të rrotullohet puna, deri kur kjo krizë të jetë në formën e vet akute, buxheti i shtetit do vazhdojë të paguajë. Do më? Do.

Atëherë t’ju themi mësuesve që paga juaj do të rritet 6% vitin e ardhshëm, 6% dhe për mjekët, nga 1 korriku. Ambicia është që paga të rritet me 40% gjatë mandatit të tretë ashtu si paga minimale të shkojë në 400 mijë lekë deri në fund të mandatit tjetër. Ka gjëra që mund të themi bashkë në Durrës, sinqerisht, është mirë të shkojmë bashkë si deputet në Durrës, zgjidhi ti familjet.

Top Channel