Rama ia thotë troç opozitës: Nëse prisni urën e komunikimit me dhunë, zgjedhja është e juaja. Nuk bëni dot asgjë pa ne

16/11/2021 18:18

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama i ka bërë të qartë opozitës se nëse duan të këpusin urat e komunikimit me dhunë, atëherë është e drejta e tyre.

Megjithatë theksoi se nga mazhoranca do të gjejnë vetëm mirësjellje formale, por nuk do të arrijnë që të realizojnë asgjë pa bashkëpunimin e tyre.

Rama: E fundit që kam është kjo. E kuptoj shumë mirë se çfarë ishte gjithë ajo që ndodhi dje dhe kjo që ndodh sot në aspektin e tensionit që keni, por nëse doni ta ktheni përsëri timonin në atë rrugë, është e drejta juaj, por mos prisni që nga kthimi i timonit në atë rrugë dhe nga këputja e të gjitha urave të komunikimit me dhunë në këtë foltore, të gjeni tek ne gjë tjetër veçse mirësjellje formale.

Mbase kjo nuk ju intereson, por ajo që keni thënë dhe keni ndërmend të bëni, nuk mund ti bëni pa ne. Nëse doni bashkëpunimin tonë, nëse doni që ne t’ju dëgjojmë jo vetëm formalisht me respekt, sepse deri më sot askush nga kjo anë nuk ka ndërprerë askënd këtej dhe nga kjo anë kur flitet nuk drejtohen gishta, nuk sulmohen njerëzit, nuk vijnë fjalë nga rruga drejt në mikrofon, atëherë zgjedhja është e juaja.

Top Channel