Bayern “del” nga karantina, 4 lojtarë rikthehen nën urdhrat e trajnerit Nagelsmann

16/11/2021 16:45

Para se të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburg, te Bayern Munich mund të marrin frymë lirisht duke qenë se katër lojtarë ia kanë hedhur COVID dhe janë të gatshëm të bashkohen në stërvitje me trajnerin Julian Nagelsmann.

Fjala është për Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Jamal Musiala të cilët pas testimit të fundit kanë rezultuar negativ duke lënë përfundimisht karantinën.

Nga ana tjetër, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin Niklas Sule me mbrojtësin që mbetet në karantinë dhe nuk është akoma i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën. Edhe pse i vaksinuar, mbrojtësi ka shfaqur simptoma të lehta dhe duhet të presë ende dritën jeshile.

Top Channel