Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, dy fëmijë vriten pas sulmit me dron në një çerdhe David Perry po përshendetet si hero në Britani, pas veprimit të tij të guximshëm që shpëtoi shumë jetë njerëzish.
Taksisti i bllokoi derën e automjetit kamikazit që ndodhej brenda vetëm pak çaste përpara se ai të hidhte veten në erë para një spitali në Liverpul.
Për rrjedhojë, i vetmi që humbi jetën në këtë episod dhune, ishte atentatori vetëvrasës.
45-vjeçari Perry mendon se objektivi i sulmit në fakt ka qenë një katedrale aty pranë, por për shkak të trafikut të madh në zonë, pasagjeri i kishte kërkuar të parkonte në afërsi të spitalit.
Taksisti vuri re se nga rrobat e tij dilnin disa tela dhe diçka “nuk ishte aspak në rregull”.
David menjëherë ka dalë jashtë nga taksia dhe e ka mbyllur pasagjerin brenda saj.
“Nëse ky njeri do të arrinte të hynte ne spital kushedi se çfarë mund të kishte ndodhur”, thanë burime të policisë.
Më vonë, u mësua se kamikazi ishte një arab i konvertuar në të krishterë.
Nga Emad al-Swealmeen, 32-vjeçari e kishte ndryshuar emrin në Enzo Almeni.
Mendohet se ai ishte i zemëruar për shkak të refuzimit të kërkesës për azil.
Top Channel