“Ta shkurtoj gjuhën”/ Berisha tregon rastin kur krimineli kërcënoi numëruesen e PD në 25 prill, ja si reagoi ajo

16/11/2021 17:51

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një rast në zgjedhjet e 25 prillit kur një numëruese e Partisë Demokratike i është nënshtruar një krimineli që ishte në sallën e numërimit, pas kërcënimit që ky i fundit i kishte bërë.

Krimineli sipas Berishës i kishte thënë se do ia priste gjuhën nëse përmendej më emri i PD-së, ndërsa ajo ishte nënshtruar.

“Kryetari peng kaloi nga mashtrimi në mashtrim, dështimi në dështim, u premtoi se do mbrojë votën, por vota u vodh e u rrëmbye në 2017, në Peshkopi , zgjedhjet lokale u braktisën, vota u vodh në 2021 sa asnjëherë tjetër dhe kryetari në vend të na printe ne të gjithë dhe të dilnim në sheshe e të kërkonim votën që na e vodhën patronazhistët, në vend të ftonte protestat më të fuqishme, të nxirrte demokratët në rrugë për dhunën dhe terrorin që ushtruan bandat në 4 anët e vendit do ndjeni një dhimbje të madhe. Në kohë kur numëruesja jonë thërriste emrin e PD kur dilte vota e saj, një kriminal në atë sallë i thotë të shkurtoj gjuhën nëse përmendet më emri i kësaj partie dhe ajo nënshtrohet aty.

Forcat politike nuk bëjnë kurrë kompromis me krimin. Ne do qëndrojmë si forcë e ligjit dhe e parimeve. Në 8 vite Rama me aktet e tij, me terrorin policor duke arrestuar shumë shqiptarë për çështje civile, vetëm në një vit janë arrestuar 38 mijë shqiptarë për ujë e drita. Ju kujtohet kur dilte me hekura si shpirt zi. Ku ishte opozita?” u shpreh Berisha.

Top Channel