Mbipesha dhe obeziteti në rritje, fëmijët bëhen pjesë e nismës ‘Shkolla për Shëndetin’

16/11/2021 16:35

Obeziteti në rritje tek fëmijët tanë duket se është një kambanë alarmi që po bie fort.

Për një ushqyerje të shëndetshme tek fëmijët, orientuar drejt frutave dhe perimeve, bukës me vete në shkollë, sjellje të shëndetshme me shumë aktivitet fizik, kujdes për mjedisin për të parandaluar një sërë sëmundjesh, nxënës të pothuajse në të gjitha shkollat nëntë vjeçare janë përfshirë në projektin ‘Shkolla për Shëndetin’, mbështetur nga qeveria zvicerane, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit garantojnë mbështetjen e kësaj nisme.

Janë përgatitur edhe aplikacione në mënyrë që fëmijët të shfrytëzojnë teknologjinë për të marrë njohuri për ushqyerje të shëndetshme.

Top Channel