Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, dy fëmijë vriten pas sulmit me dron në një çerdhe
Mediat iraniane publikuan një video ku pretendonin se shfaqej një helikopter ushtarak iranian duke iu afruar shumë luftanijes amerikane, “USS Essex”.
Incidenti ndodhi në Gjirin e Omanit. Pentagoi e akuzoi republikën islamike për sjellje të pasigurt dhe joprofesionale, pasi helikopteri iu afrua rreth 23 metra luftanijes dhe i rrotullua rreth saj tre herë, thotë Fox News.
“Ekuipazhi i luftanijes mori menjëherë masat e duhura për mbrojtjen me forcë, sepse në ato momente iu dukën të nevojshme dhe vepruan në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Ai shtoi se episodi nuk pati ndikim në operacionet e anijes. Në fillim të nëntorit, Garda revolucionare iraniane doli me pretendimin se kishte zmbrapsur një përpjekje të Marinës së SHBA-së, për të kapur një cisternë të naftës në Gjirin e Omanit.

Televizioni shtetëror e raportoi incidentin por nuk dha detaje se kur ka ndodhur. Sipas tij, Marina amerikane e kishte cisternën iraniane të naftës dhe kishte transferuar ngarkesën e saj në një cisternë tjetër, të nisur drejt një destinacioni të panjohur.
E kontaktuar nga agjencia e lajmeve Reuters, Flota e Pestë e Marinës së SHBA-së u shpreh se nuk kishte asnjë informacion për të përcjellë lidhur me këto akuza.
Video circulating on Iranian Telegram channels today of an #Iran military helicopter getting close to what looks like the USS Essex. Would note this comes after US reported the USS Essex had an "unsafe & unprofessional interaction" with multiple Iranian drones earlier this month. pic.twitter.com/j6Ojk6fXaT
— Jason Brodsky (@JasonMBrodsky) November 13, 2021
Top Channel