“Hiq mikroçipin se na turpërove”, Rama përgjigjet pas audios që publikoi Basha: Kujtove se do dal dhe do them s’jam unë?

16/11/2021 19:02

Kryeministri Edi Rama ka komentuar audion që nxori Lulzim Basha në foltoren e Kuvendit për një bisede telefonike të bërë mes tyre duke thënë se është komunikim privat, jo publik.

Ndër të tjera, Rama i thotë se nuk do e mohojë që është ai dhe për hapjen e gjyqeve, i thekson se “po hapni gjyqin me vetveten se jeni në një luftë hijesh”.

Rama: Nëse këtu ka një burrë që do çohet të më thotë që asnjëherë me veten e tij nuk e ka parë gjuhën ti shkasë me atë fjalë që unë përmenda le të cohet. Ti kujton se duke nxjerrë këtu një përgjim të një komunikimi privat, ndërkohë që unë këtu flas për një komunikim publik, do ndihem keq.

Nëse ti e ke arritur që kur je vetëm nuk të shket goja, kur je vetëm jo se ti fle kur je vetëm nuk zihesh ndonjëherë me veten. Ti nuk je vetja, je thjeshtë shëmbëlltyra e krijuar nga ustai, Lulzim hiq mikroçipin se na turpërove të gjithëve me këtë që fole sot. Fole për fjalor banal, për cilin e ke fjalën, për përgjime? Për çfarë?

Kujtove se do dal dhe do them s’jam unë? Ajo ka kohë që më është nxjerrë dhe më është nxjerrë nga një media që ka futur personin që më ka telefonuar dhe sot jeni duke e çuar nëpër gjykata ju. Keni hapur gjyqe. Po hapni gjyqe me vetëveten, sepse ju jeni në një luftë hijesh. Sot për sot aty jeni të gjithë ju si hijet që duan të dalin në diell ndërkohë që ka 30 vite që përvëlohen nga ai diell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA