E premte, 10 Dhjetor 2021
09:55
Sekuestrimi i 1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, reagon Meta: Tregues se hashashi në vend po prodhohet me ritme të larta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 1.5 ton kanabis 3 ditë më parë në Izmir të Turqisë, që vinte nga Shqipëria.

09:32
Vritet brenda makinës biznesmeni në Laç, para 10 viteve plagosi rëndë një 22-vjeçar

Një biznesmen materialesh ndërtimi u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte në një atentat të organizuar vetëm pak metra larg banesës së tij në një fshat të Kurbinit.

09:22
Moti i keq/ Në qarkun e Durrësit situata paraqitet pa probleme, por shkëputet energjia në disa zona

Gjatë orëve të natës dhe në orët e mëngjesit në qarkun e Durrësit ka patur reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar, në shkallë qarku.

09:20
Biden: SHBA po bën përparim në betejën kundër COVID-19

Presidenti Joe Biden tha të enjten se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim në betejën kundër COVID-19 dhe se ishte një lajm i mirë që rregullatorët kishin zgjeruar pranueshmërinë për vaksinat përforcuese të COVID-19 tek moshat 16 dhe 17-vjeç.

09:13
Atentat me armë zjarri, vritet biznesmeni i njohur në Sanxhak! Po lëvizte me makinë kur u qëllua!

Një person rreth 55-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Kurbinit.

09:11
Reshjet gjatë natës/ Si paraqitet situata në qarkun e Lezhës

Reshjet që kanë rënë gjatë natës fatmirësisht nuk kanë shkaktuar probleme në qarkun e Lezhës. Top Channel mëson se gjatë 24-orëve në këtë qark reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar, në rreth 40mm, në shkallë qarku.

09:07
2 ton ilaçe kontrabandë, arrestohet punonjësja e azilit, një në kërkim, “fshiheshin” pas shoqatës

Policia ka dhënë detaje rreth operacionit të koduar ‘Ndihmat’, në kuadër të cilit u sekuestruan 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit.

08:58
Vizita e Escobar në Tiranë, Yuri Kim: Tregoi fokusin e SHBA në luftën kundër korrupsionit!

Ambasadorja Yuri Kim, në përfundim të vizitës së zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë shprehet se, SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe integrimit në BE.

08:46
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore, Shqipëria bën hapa pas, rritet rreziku

Me gjithë hapat e rëndësishëm që kanë marrë vendet për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19, të gjitha, pavarësisht nivelit të të ardhurave që kanë, mbeten në mënyrë të dukshme të papërgatitura për t’iu përgjigjur kërcënimeve epidemike dhe pandemike raportoi indeksi global i shëndetësisë për vitin 2021.

08:37
Shqipëria po vuan nga monopoli në tregun e pagave, kompanitë e mëdha po ushtrojnë presion të mbajnë pagat e ulëta

Tregu i pagave në Shqipëri vitet e fundit ka filluar të vuajë nga fuqia e monopsonisë, me të cilën kompanitë e mëdha, ofruesit e mëdhenj të punësimit kanë rënë dakord të ofrojnë paga të ulta.

08:25
Sekuestrohen 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit, arrestohen dy persona/ Medikamentet me vlerë 119 mijë euro!

8793 kuti me medikamente të ndryshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit dhe janë vënë në nën pranga 2 persona.

08:15
Ish-mbrojtësi i Holandës kritika për De Jong: Luan sikur ka mbi shpinë 50 kg patate!

Barcelona e këtij sezoni po vuan mungesën e rezultateve të cilat kanë bërë që blaugranat të jenë larg garës për titull në kampionat, por edhe jashtë Champions League teksa tashmë do të bëhen pjesë e Europa League.

07:53
Reshje dhe temperatura deri në 14 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

07:07
Tragjike! Përmbyset kamioni që transportonte emigrantë, 53 të vdekur

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po lëviznin është përfshirë në një aksident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Meksikës.

06:42
Vitamina e humorit të mirë/ Ushqimet e pasura që nuk duhet të mungojnë

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni. Studimet shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut.

06:16
Makthet e natës/ Zbuloni si ka ndikuar pandemia në ëndrrat tona

Frika për shëndetin, humbja e normalitetit, pasiguria financiare janë kthyer në një makth të frikshëm për një botë të tërë. Sikur të mos mjaftonte faktin që armiku ka një emër por është i padukshëm, COVID-19 ka mbirë edhe në ëndrra.

05:50
Pse duhet të pini një lugë vaj ulliri në mëngjes – Sekreti i jetëgjatësisë

Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme.

05:15
Zbuloni 5 shenjat e horoskopit që nuk duan martesë

Ka njerëz që mezi e presin martesën, por edhe nga ata që ikin prej saj dhe nuk i tërheq aspak ideja.

03:46
Shkon mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 714 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 793 mijë e 228.

03:13
SHBA miraton dozën e tretë Pfizer për moshat 16-17 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi sot një dozë përforcuese të vaksinës kundërCOVID-19 nga Pfizer dhe BioNTech për moshat 16 dhe 17-vjeç, pasi zyrtarët shëndetësorë i bënë thirrje publikut të marrë një vaksinë shtesë për shkak të shqetësimeve për variantin ri Omicron.

02:44
Projekligji, Austria vendos gjoba për të pavaksinuarit

Personat që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit në Austri mund të përballen me gjoba që variojnë nga 600 deri në 3,600 euro (675 deri në 4,070 dollarë), sipas projektligjit të paraqitur të enjten.

02:22
EMA: Rastet e variantit Omicron më të lehta

Të dhënat paraprake sugjerojnë se rastet e variantit Omicron dukeN kryesisht të lehta, deklaroi sot kreu i task forcës për vaksinën kundër Covid-19 në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë (EMA), Marco Cavaleri.

01:58
Shaip Kamberi kërkon zgjerimin e sanksioneve ndaj bashkëpunëtorëve të Veselinoviqit në Serbi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj krerëve të krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe bashkëpunëtorëve të tij.

01:40
Kurti: Agjenda Digjitale 2030 do të jetë një nga pikat kyçe e strategjisë sonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Mirjana Spoljaric Egger, Ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherit ndihmës administratore e UNDP-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura.

01:21
Osmani: Mbi 13 mijë të vrarë, Serbia kishe qëllim zhdukjen e popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, 9 dhjetori, është moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar dhe çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë tonë.

00:59
Bllokohet rruga Vlorë-Orikum/ Mjetet e bashkisë punuan rreth 6 orë për të larguar dheun që rrëshqiti në rrugë

Aksi kombëtar Vlorë-Orikum është i bllokuar nga rrëshqitja e dherave që prej orës 17 të ditës së enjte.

00:44
Trageti nuk u ankorua për 16 orë/ Motit i keq, tragetet e linjave Bari-Durrës e Brindisi-Vlorë u vonuan ose anuluan

Moti i keq dhe kryesisht era e fortë pengoi ankorimin e tragetit që mbërriti nga Brindisi në portin e Vlorës mëngjesin e të enjtes. 118 pasagjerë qëndruan për 17 orë në det. Kur zbritën ata treguan vështirësitë që kishin kaluar.

00:30
Josa komenton festën e “çmendur”: Guindo perfekt, mendojmë për Tiranën

Laçi siguroi një tjetër fitore të rëndësishme pas asaj me Dinamon. Skuadra e Mirel Josës mposhti 1-2 Kukësin në “Air Albania”, sukses që ka ngjitur bardhezinjtë në vend të katërt me 18 pikë, nëntë me pak se Tirana kryesuese, të cilën Laçi e pret javën e ardhshme në shtëpi.

00:20
Napoli kualifikohet dhe “përjashton” Leicester nga Europa League, siguron biletën edhe Sociedad

Napoli ia ka dalë të kualifikohet për në fazën e 1/16-tave në Europa League teksa e siguruan biletën në takimin e fundit në Grupin C, duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-2, Leicester.

E enjte, 09 Dhjetor 2021
23:57
Mposhtet nga Villareal, Atalanta shkon në Europa League

Atalanta i shtohet emrave të mëdhenj si Barcelona, Sevilla, Napoli e Dortmund që do të garojnë në fazën 1/16-at të Europa League duke e bërë më interesant se kurrë këtë kompeticion që gjatë këtij edicioni do të ketë një fitues të ri, pasi kampionia e edicionit të shkuar Villareali fitoi 3-2 përballë Atalantës në Bergamo duke u kualifikuar në raundin e 1/8 të Champions League dhe duke nxjerrë jashtë italianët.

23:46
Conference League/ Roma shkon direkt në 1/8, kualifikohen edhe Partizani i Beogradit e Randers

Roma e mbylli grupin C të Conference League si kokë grupi duke avancuar në raundin e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

23:35
Lazio e Strakoshës dhe Hysaj kualifkohet si e dyta në Europa League, kalon Leverkusen

Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Olympico përballë Galatasaray në ndeshjen përmbyllëse të Grupit E në Europa League.

23:23
Baseli e mbyll si kokë grupi, kualifikohen Slavia Pragë dhe PAOK

Baseli fitoi sfidën direkte ndaj Qarabag për vendin e parë në grupin H duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8 të Conference League. Në St Jakob Park zviceranët me Edon Zhegrovën në fushë triumfuan me rezultatin 3-0 në një ndeshje të dominuar. Dy gola shënoi braziliani Arthur Cabral ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe futbollisti me origjinë shqiptare Pajtim Kasami.

22:58
“Jep komente negative” Antonela i drejtohet Einxhel

Antonela ka patur një debat me Einxhel.

22:55
Ish-mbrojtësi i Holandës kritika për De Jong: Luan sikur ka mbi shpinë 50 kg patate!

Barcelona e këtij sezoni po vuan mungesën e rezultateve të cilat kanë bërë që blaugranat të jenë larg garës për titull në kampionat, por edhe jashtë Champions League teksa tashmë do të bëhen pjesë e Europa League.

22:49
Si ta besojmë se të pranishmit në “Kuvendin e Berishës” janë delegatë që vërtet kanë firmosur? Ristani: Mund ta verifikoni shumë thjeshtë

Ish-lideri demokrat, Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së këtë të shtunë, më 11 dhjetor.

22:45
Banorët do të organizojnë një spektakël për festat

Për herë të parë Viti I Ri do të organizohet brenda shtëpisë.

22:37
Pesë yjet që mund të kthehen në Ligën Premier në afatin kalimtar të janarit

Liga Premier pritet të përforcohet me emra të njohur në afatin kalimtar dimëror, pasi klubet po përgatiten për të nënshkruar me lojtarë me emër.

22:24
Futbollistët me vlerën më të lartë, “KPMG” befason me renditjen e re

“KPMG”, që konsiderohet një nga kompanitë (britaniko-holandeze) më të spikatura në botë në fushën e kontabilitetit, ka publikuar së fundmi studimin e saj mbi vlerën e futbollistëve më të shtrenjtë në qarkullim.

22:20
“Dua të kem telefonin që të fshij disa gjëra”/Einxhel ka një kërkesë

Einxhel ka një kërkesë për “Vëllain e Madh”.

22:18
“Lëri avujt e alkoolit për vend tjetër”/ Vijon debati i ashpër mes Ristanit dhe Salianjit

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është përfshirë në një debat të fortë me ish-deputetin e PD-së, Arben Ristanin.

22:09
Gabimet që bëni gjatë ecjes të cilat ju dëmtojnë gjunjët

Ecja është një formë e mrekullueshme dhe e thjeshtë për t’u tonifikuar, dobësuar dhe mbajtur zemrën të shëndetshme.

22:08
Bllokimi i aksit Vlorë-Orikum/ Leli: Po punohet pa ndërprerje, është hapur pjesa më e madhe e rrugës

Aksi Vlorë-Orikum u bllokua këtë mbrëmje nga balta që mbuloi rreth 70 metra të rrugës.

21:49
“Je ndryshe sot…”/ Çfarë po ndodh mes Beatrix dhe Donaldit?

Beatrix i është drejtuar Donaldit duke i thënë se ditën e sotme ai i është dukur ndryshe në krahasim me ditët e tjera.

21:44
Macron paralajmëron konferencë për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor.

21:39
“Kriminel!”/ Debat i ashpër Ristani-Salinaji: Nëse unë kam akuza lë mandatin këtu

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është përfshirë në një debat të fortë me ish-deputetin e PD-së, Arben Ristanin.

21:32
Pse dhimbjet kronike përkeqësohen gjatë ditës – si t’i parandaloni

Dhimbjet e kokës, gjymtyrëve apo të gjithë trupit janë familjare për këdo.

21:29
Momentet e tmerrit kur peshkaqeni masiv kafshon dorën e zhytësit të rrethuar nga 20 bisha deti (fotot)

Në imazhe shihen momentet e mahnitshme kur dora e një zhytësi të guximshëm vihet nën presionin e kafshimit të një peshkaqeni gjigant, teksa rreth 20 bisha të tilla sillen rreth tij në ishujt pranë brigjeve të Florida në SHBA.

21:26
Puthje dhe përqafime mes Dj PM dhe Sarës

Mbasditen e sotme afrimiteti mes tyre nuk ka munguar.

21:20
Biznesi rrugën e “Rinasit”përfshihet nga flakët

Një biznes në rrugën e “Rinasit” është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të bombolës së gazit.

21:13
“Mos ki frikë”/Antonela këshillon Claudion

Ditën e sotme Antonela ka këshilluar Claudion.

21:05
Ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe/ Dy të dyshuar si autor të ngjarjes

Mediat britanike raportojnë se një 25-vjeçar shqiptar i identifikuar si Xhovan Pepaj është gjendur i vrarë të shtunën më 4 dhjetor në Angli.

20:59
Kukësi i “dhuron” fitoren Laçit/ Kurbinasit fitojnë mes polemikave 2-1 ndaj kuksianëve në “Air Albania”

Laçi merr një fitore shumë të rëndësishme edhe pse mes polemikave përball Kukësit në “Air Albania”.

20:54
Kosovë/ Për dy muaj gati dhjetëmijë raste me grip sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike Kosovë – (IKSHPK) ka njoftuar se janë shpeshtuar rastet e qytetarëve të prekur nga gripi sezonal.

20:40
Fiks Fare/ Denoncoi shkeljet e rindërtimit nga tërmeti, firma e padeklaruar në FSHZH braktis punimet

Një firmë e pa deklaruar në organet shtetërore kryente punime si nënkontraktore në banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonën e Shijakut.

20:27
Shefi i OKB-së nuk i bojkoton Lojërat Olimpike të Pekinit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, tha zëdhënësi i tij të enjten, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një bojkot diplomatik dhe disa vende të tjera perëndimore ndoqën shembullin amerikan.

20:27
“Makbeth” shfaqet në Tiranë/ E rindërtuar dhe e vendosur në kohët e sotme

“Makbeth” takohet me 3 parashikues fati dhe zbulon të ardhmen e tij.

20:27
Escobar në Tiranë, Rama rrëfen detajet e takimit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale, pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

20:21
Drejtorët ngelin në provime! Testimi rrëzoi 68 drejtorë, por ata vazhdojnë punën ende

Sistemi arsimor në Shqipëri duhet të pastrohet nga figurat pa integritet, e cilësuar nga shoqëria civile si emergjencë kombëtare, këtë 9 dhjetor në ditën ndërkombëtare të integritetit.

20:16
“Vaksinohuni para festave”/ Thirrja e mjekëve, për shkak të përhapjes së shpejtë të infeksionit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mutacioni “Omicron” ka një infektueshmëri shumë të larte, madje riinfekton edhe ata që e kanë kaluar, ndaj duhet rritur mbulesa vaksinale para se të mbushen spitalet.

20:13
Zarf i bardhë në shtëpi, banorët janë të lirë të shkruajnë 3 dëshira

“Vëllai i Madh” dëshiron që për festat e fundvitit t’ju jap mundësinë që ata të shprehin dëshirat e tyre Babagjyshit.

20:08
Kolonjë/ Ura Orgockës, monument kulture, po shembet

Ura e Orgockës, një monument kulture i kategorisë së parë që lidh dy anë të lumit Osum në Kolonjë është amortizuar aq sa kalimi në të përbën rrezikshmëri.

20:03
Hapet në Bahrein kisha më e madhe katolike e gadishullit arabik (fotot)

Në sfondin e minareve të xhamive dhe fushave të zbrazura naftëmbajtëse, hapi sot dyert në Bahrein kisha më e madhe katolike e gadishullit arabik.

20:00
“U bëre ti”/Einxhel i tregon Sarës për babain dhe lidhjen e saj

Ditën e sotme Einxhel ka biseduar me Sarën për babain dhe për lidhjen e saj.

19:59
Inflacioni tejkalon normën e bankës/ Në nëntor shkoi deri në 3.1 për qind, më i larti në 10 vite

Shtrenjtimi i fortë i çmimeve kanë rritur ndjeshëm inflacionin në nëntor duke tejkaluar edhe objektivin e Bankës së Shqipërisë.

19:58
Avokati i Thaçit: Gjykata Speciale frymëzohet nga Rusia

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës po jep argumente antishqiptare dhe me motive politike për mbajtjen e tij në paraburgim.

19:56
Energjia, rritet çmimi për biznesin/ OSHEE lajmëron 7200 biznese të gjejnë vetë energjinë në treg

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se qeveria ka marrë vendim që familjarët dhe bizneset e vogla nuk do kenë rritje të çmimit të energjisë pas 1 janarit, por rreth 7 mijë bizneseve, u ka mbërritur njoftimi se do të dalin ta blejnë në treg të lirë dhe jo me çmim të rregulluar nga shteti.

19:51
PS kundër Metës për Kushtetuesen/ Balla tregon se kanë ndryshuar planet edhe për afatet e reformës në drejtësi

Presidenti refuzon të njohë vendimin e gjykatës për zgjedhjet vendore të 2019 dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Strasburgut, por socialistët i kujtuan  Ilir Metës se vendimet e Kushtetueses zbatohen nuk interpretohen.

19:40
Arsyeja kryesore që një çift Shigjetar-Bricjap do të përballet me sfida

Të kundërtat jo gjithmonë tërhiqen dhe ky është sigurisht rasti me shenjat e Shigjetarit dhe Bricjapit.

19:40
Escobar fton Bashën në SHBA/ Takimi me kryetarin e PD, diskutohet edhe çështja e Berishës

Nga e para vizitë në Tiranë e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për euroazinë Gabriel Escobar u ritheksua pozicioni i palëkundur i SHBA-së ndaj të shpallurit ‘non grata’ Sali Berisha.

19:27
Dy humbje jete dhe 222 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit në vend

222 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus ndërsa 493 të tjerë janë shëruar nga sëmundja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

19:23
Zbardhet takimi Escobar-Rama/ “‘Non grata’ deri në nivelet më të larta në Shqipëri”

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë .

19:21
Macron paralajmëron konferencë për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se gjatë Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian do të organizojë edhe një konferencë për Ballkanin Perëndimor. Ai e ka thënë këtë në një konferencë për shtyp, ku ka folur gjerësisht për prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së që fillon më 1 janar të vitit të ardhshëm.

19:06
Alvisa i prezanton për herë të parë Vlorën, Bashkimi ‘trembet’ nga kritikat e vlonjatëve

Tashmë që janë deklaruar për njëri-tjetrin, Alvisa dhe Bashkimi kanë më shumë kohë së bashku.

18:58
Foto/ Semi mori hak ndaj Donaldit, Romeo bën veprimin e papritur

Vëllai binjak i aktorit Donald Veshaj, Romeo, i cili është menaxheri i faqes së Instagramit të Donalidit ka vendosur ta fshijë nga lista e miqve Semin, e cila vetëm pak ditë më parë i hoqi follow-in Donaldit.

18:54
Java e 12-të i buzëqesh Tiranës, Laçi konfirmon forcën, Kastrioti në krizë

Me sfidën Kukësi-Laçi në “Air Albania” është mbyllur edhe java e 12 e Abissnet Superiores, teksa rezultatet i kanë buzëqeshur Tiranës, që ka fituar ndaj Kastriotit dhe ka përfituar nga humbja e verilindorëve të Longos, për t’u shkëputur me 4 pikë në krye.

18:49
Gjyqi nxjerr fotot e dyshes së pedofileve duke u relaksuar në pronat e mbretëreshës së Anglisë (fotot)

Një foto domethënëse e publikuar sot tregon maniakun miliarder Jeffrey Epstein duke u relaksuar me “madamën” e tij të prostitucionit Ghislaine Maxwell, në rezortin privat të mbretëreshës britanike në Skoci.

18:43
Takimi i Escobar në Tiranë, reagon ambasada amerikane: Fokusi i SHBA-së lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

18:42
17 orë të bllokuar në det, mbërrin trageti në Vlorë/ Pasagjeri: 15 euro një pjatë me makarona

Moti i keq, me reshje shiu e erë të fortë, e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që mbërriti nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës këtë mëngjes së enjte duke bërë që 118 pasagjerë për gati 17 orë të rrinë të bllokuar në traget në det të hapur. 

18:35
Rrëshqitja e dherave bllokon aksin Vlorë-Orikum/ Mamaj: Shpresojmë të zhbllokohet për disa orë

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj për mediat ka informuar për situatën aktuale pas rrëshqitjes së dherave.

18:30
Kush janë shtatë zyrtarët e rinj të shpallur ‘non grata’ nga SHBA

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka publikuar një tjetër listë me shtatë persona që janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

18:30
“Tribunali Ujgur” thotë se Kina kreu gjenocid në Ksinjiang

Një panel i pavarur, jozyrtar në Londër, që heton shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut në rajonin veriperëndimor Ksinjiang të Kinës, ka arritur në përfundimin se qeveria kineze kreu “gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe tortura”, ndaj ujgurëve, kazakëve dhe anëtareve të grupeve të tjera etnike indigjene të këtij rajoni të banuar kryesisht nga myslimanë.

18:24
Prova javore/ Çfarë duhet të bëjnë banorët për të siguruar buxhet maksimal?

Prova e buxhetit ka të bëj me përqafime.

18:24
Samiti i Demokracisë, Rama: Mbështetja e SHBA-së, jetike për rrugën tonë

Në çeljen e Samitit për Demokracinë, të organizuar prej atij vetë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ajo po përballet “me sfida të qëndrueshme dhe alarmante” në mbarë botën.

18:19
Inaugurohet shkolla “16 Shtatori”, e treta godinë e re arsimore në Pezë

Shkolla “16 Shtatori” në Pezë të Madhe i është bashkuar sot 14 shkollave të reja, të inauguruara vetëm brenda sezonit të parë të këtij viti arsimor në Tiranë, të cilat pas dëmtimeve të rënda që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë ringritur nga e para më të mëdha, më të forta dhe me standarde bashkëkohore ndërkombëtare.

18:14
Blinken paralajmëron: Do të ketë sanksione për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se do të ketë sanksione të reja dhe mosdhënie vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

18:12
Festivali i dritave në Francë, të gjithë me maska-edhe në rrugë

Festivali i dritave në Lion të Francës tërhoqi një turmë gjigante njerëzish. Ishte një ndjesi e veçantë për ta që të merrnin pjesë në eventin e anuluar vitin që shkoi për shkak të pandemisë.

18:06
Pse duhet ta keni në shtëpi lulen e Krishtlindjeve, 10 fakte që ju bindin

Ju duhet ta keni një të tillë në shtëpi, apo jo? Koha më e bukur e vitit është edhe koha e saj. Kush më mirë se ajo lajmëron Krishtlindjet? E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima.

18:06
Veliaj për pallatin e Maks Velos: Do ringrihet më i bukur dhe më i fortë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se prishja e objektit 7-katësh në Bulevardin “Zogu I”, gjë që ka marrë shumë vëmendje mediatike gjatë këtyre ditëve, ka ardhur pas vlerësimit të Institutit të Monumenteve si godinë e dëmtuar rëndë nga tërmeti.

18:04
Aktivist i “ISIS”, arrestohet shtetasi që mbante ligjërata në Kosovë për t’i bindur qytetarët t’i bashkohen organizatës terroriste në Siri e Irak

Një shtetas që dyshohet se ishte anëtar i organizatës terroriste ISIS dhe ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë u arrestua në Kosovë.

18:02
Pak orë para Kuvendit të 11 Dhjetorit kërkohet dorëheqja e Bashës/ Flet si ish-kryetar i PD, Tritan Shehu në Top Talk

Ish-kreu i PD-së, Tritan Shehu i ftuar në emisionin “Top Talk “ në Top Channel ka kërkuar hapur dorëheqjen e kryedemokratit, Lulzim Basha nga posti që mban në parti, pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit.

17:58
Më afër se kurrë: Prishtina dhe Durrësi, “bashkohen” me një hekurudhë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu prezantoi projektin për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, e cila do ta kthejë sipas tij Kosovën në një pikë të rëndësishme të tranzitit të mallrave në rajon.

17:57
Banditë në motorë uji hapin zjarr në rezortin luksoz meksikan Cancun megjithë sigurinë e shtuar (fotot)

Turistët e rezortit me katër yje të Cancun u detyruan të vraponin sot për jetën e tyre pasi sulmues të armatosur në motorë uji mësynë në plazh dhe hapën zjarr.

17:52
Festë në kohë Covid-i, kërkohet dorëheqja e Boris Johnson

Një hetim zyrtar do të nisë në Britaninë e Madhe mbi festat që kanë zhvilluar stafet partiake në mesin e masave shtrënguese anti-Covid.

17:43
Tenton uljen në pistë, avionin e merr era: Momente tmerri në bord

Erërat e fuqishme të stuhisë Barra e kthyen atë që duhet të ishte një zbritje rutinë në pistë të një avioni pasagjerësh në një makth për personat në bord.

17:42
Bllokohet aksi Vlorë-Orikum/ Rrëshqet dheu, makinat mbulohen nga balta

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Vlorë, duke shkaktuar kaos për drejtuesit e mjeteve.

17:33
Mbi 20 orë në det të hapur për shkak të motit të keq! Trageti me 118 pasagjerë po i afrohet portit të Vlorës

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka qëndruar për orë të tëra në det,  pasi moti i keq e bënte të pamundur ankorimin e tij në port.

17:26
Biden nis samitin e demokracisë, “aksi ruso-kinez” hidhet në sulm

Presidenti amerikan, Joe Biden çel sot samitin virtual dy ditor për Demokracinë, që do të bashkojë udhëheqësit botërorë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të “përcaktuar një agjendë afirmative për ripërtëritjen e demokracisë dhe për të trajtuar kërcënimet më të mëdha me të cilat përballen demokracitë sot”.

17:25
Londra ndalon monopatinat private nga rrugët publike prej ‘zjarrit të baterive’ (fotot)

Masa i aplikohet monopatinave elektrike të zotëruara privatisht edhe kur janë të palosur ose duke u mbajtur në dorë, dhe dënohet me gjoba të rënda.

17:24
Shiu dhe festat rëndojnë trafikun në Tiranë! Policia tregon rrugët që shoferët duhet të shmangin

Ditët me shi dhe njëkohësisht atmosfera festive ka  shkaktuar trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit.