Një biznes në rrugën e “Rinasit” është përfshirë nga flakët, pas shpërthimit të bombolës së gazit.

Ka vetëm dëme materiale dhe askush nuk është lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimi.

“Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimi”, shkruan policia.

Top Channel