Kukësi i “dhuron” fitoren Laçit/ Kurbinasit fitojnë mes polemikave 2-1 ndaj kuksianëve në “Air Albania”

09/12/2021 20:59

Laçi merr një fitore shumë të rëndësishme edhe pse mes polemikave përball Kukësit në “Air Albania”.

Një ndeshje që në një farë mënyre skuadra verilindore e humbi vetë duke i lënë shumë terren në fillim të lojës kurbinasve të cilët falë edhe një presingu të lartë arritën të shënojnë dy herë brenda 15 minutave me të njëjtin autor, Guindo.

Me kalimin e minutave Kukësi i Longos filloi të futet në ritëm të lojës dhe të fitojë terren deri sa mori plotësisht kontrollin e lojës në pjesën e dytë.

Në fillim ju anulua një gol për faull në zonë në fundin e 45 minutave dhe më pas Basha në minutën e 55-të shënon golin e që rezultoi i vetëm për ta në këtë ndeshje.

Edhe minutat në vazhdim folëm për Kukësin dhe në fundin e ndeshjes patë një rast shumë të mirë për të barazuar ndeshjen me anë të një 11-metërshi, por edhe këtë shans Hila e humbi duke i “dhuruar” në një farë mënyre fitoren skuadrës së Lacit

Me këtë sukses skuadra e Lacit ngjitet në vendin e katërt, ndërkohë që Kukësi humbet terrenin e fituar ndaj Tiranës kryesuese.

Top Channel