222 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus ndërsa 493 të tjerë janë shëruar nga sëmundja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Dy qytetarë kanë humbur betejën me Covid 19, një 40-vjeçare nga Ballshi dhe një 65-vjeçar nga Librazhdi.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1.928 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar të infektuar 130 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnjë, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Janë 5,709 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin, 142 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.
ndërkohë, në të gjithë vendin vazhdon procesi i vaksinimit.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika (09 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          222
Të shëruar në 24 orë       493
Të shtruar në spitale       142
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 1,928

Testime totale              1,413,555
Raste pozitive                202,863
Raste të shëruara          194,026
Raste Aktive                      5,709
Humbje jete                      3,128

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,692
Fier                 628
Gjirokastër     537
Shkodër          441
Durrës             363
Berat               250
Elbasan           242
Vlorë                205
Lezhë               159
Korçë               105
Kukës               49
Dibër                38

Top Channel