Drejtorët ngelin në provime! Testimi rrëzoi 68 drejtorë, por ata vazhdojnë punën ende

09/12/2021 20:21

Sistemi arsimor në Shqipëri duhet të pastrohet nga figurat pa integritet, e cilësuar nga shoqëria civile si emergjencë kombëtare, këtë 9 dhjetor në ditën ndërkombëtare të integritetit.

Nga vitin 2019 deri më sot, në arsimin parauniversitar nga 243 drejtorë të testuar nga shkolla e Drejtorëve, 68 prej tyre kanë ngelur në provim, por kanë vijuar sërish punën.

Për shkak të mos rregullimit ligjor ata vijojnë punën por duhen marr masa të menjëhershme për shkarkimin e tyre”, thotë Migen Qiranxhi.

Veç mësuesve, shqetësuese është gjendja edhe në arsimin e lartë ku aktivistët ngrenë alarmin se në universitete janë punësuar pedagogë të shkarkuar nga vetting-u.

Kemi ankesa që persona me problem me drejtësinë kanë hyrë nga dyert e universitetit për të mësuar të rinjtë. E papranueshme”, shton Qiranxhi.

Edukimi është shndërruar në një biznes të mirëfilltë, ky është një nga përjetimet e të rinjve në institucionet e arsimit të lartë, të pasqyruar edhe në këtë ekspozitë të organizuar nga Qëndresa Qytetare në ditën botërore të integritetit”.

Top Channel