Rrëshqitja e dherave bllokon aksin Vlorë-Orikum/ Mamaj: Shpresojmë të zhbllokohet për disa orë

09/12/2021 18:35

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj për mediat ka informuar për situatën aktuale pas rrëshqitjes së dherave.

Sipas tij shpresohet që angazhimi i katër fadromave dhe mjeteve të tjera  të bëjë të mundur zhbllokimin e rrugës për disa orë.

“Siç e shikoni për shkak të shirave të rrëmbyeshëm ka bërë që të ketë rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi të madh dheu që kanë bllokuar rrugën që tek pika e parë tek “Jonufra”. Jemi angazhuar për të bërë zhbllokimin. Sipërfaqja është rreth 1 mijë metra kub dhe dhe akoma nuk jemi të bindur se nga çfarë ka ardhur gjithë ky masiv. Shpresojmë që me angazhimin e 4 mjeteve fadromë dhe disa mjeteve vetëshkarkuese të bëjmë të mundur zhbllokimin për disa orë të kësaj rruge”, tha prefekti.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Vlorë.

Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Vlorë-Orikum. Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, në rrugën në afërsi të Jonufrës ka prezentë të lartë të baltës, duke e bërë totalisht të pakalueshme për mjetet.

Top Channel