E premte, 24 Dhjetor 2021
16:13
Dy vjeçari që tymoste 20 cigare në ditë ‘nuk njihet më’ pas shtatë vjetësh (fotot)

Fëmija i vogël që shokoi botën disa vjet më parë kur fotografohej duke pirë dhjetra cigare në ditë, tashmë është transformuaar krejtësisht pasi e ka lënë zakonin e dëmshëm.

16:11
Darka e Krishtlindjeve në Europë, shtetet-tradita të ndryshme

Festë e njëjtë, tradita të ndryshme kur vjen tek menuja e darkës së Krishtlindjeve: në Europë, në këtë datë, gjen menu të ndryshme.

16:10
Numër i madh mjetesh që shkojnë drejt Dardhës/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm: Nuk do lejohen…

Policia Rrugore d Korçës ka njoftuar të gjithë qytetarët se në datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë.

16:04
Sëmuret personeli, anulohen qindra fluturime në botë

Të paktën tri kompani ajrore kryesore botërore kanë raportuar anulimin e dhjetëra fluturimeve pasi sëmundjet e lidhura kryesisht me variantin Omicron të COVID-19 kanë ndikuar në uljen e numrit të personelit të ekuipazhit të fluturimeve në prag të sezonit të ngarkuar të udhëtimeve për festat e fundvitit.

15:55
Italia kthen maskat, anulohen festat në sheshe për fundviti

S`ka grumbullime e festa nëpër sheshe për Vit të Ri, e deri në fund të janarit, diskotekat e pub-et do të mbyllen; qeveria italiane i miratoi në unanimitet rregullat e reja për periudhën festive që errësohet nga varianti i ri Omicron i koronavirusit.

15:50
PD: Të largohet Rama/ Akuza për përdorim të të dhënave për vjedhjen e zgjedhjeve

Partia Demokratike  kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama  si përgjegjësin kryesor sipas tyre për skandalin e  publikimit të pagave të mbi  630 mijë shtetasve shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.

15:43
Nxënësit më të mirë/ Fituesit e Olimpiadës Kombëtare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi, morën pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për nxënësit fitues në fazën e tretë të olimpiadave kombëtare 2020-2021, e cila u zhvillua në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

15:41
Kthehen emigrantët/ Në Kapshticë, ka më shumë persona që vijnë

Ndryshe nga sa ka ndodhur 2 vitet e fundit ku për shkak të pandemisë emigrantët ishin më të kufizuar për të lëvizur nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës këtë herë nuk mungon fluksi i lëvizjes për festat e fundvitit.

15:40
Omicron errëson festat, pakësohen turistët në Betlehem gjatë Krishtlindjes

Përgatitjet kishin nisur në qytetin palestinez të Betlehemit, ku Krishtlindjet e sivjetshme duhet të ishin një festë e madhe në qytetin palestinez të Betlehemit.

15:40
Polonia akuzon BE për ‘sulm ndaj sovranitetit’ pas nismës ligjore të Brukselit ndaj vendit (fotot)

Polonia ka akuzuar sot Brukselin për sulm ndaj sovranitetit të saj dhe është zotuar të luftojë burokracinë e BE, pas nismës ligjore të kësaj të fundit për refuzim të ligjeve evropiane nga Varshava.

15:38
Për festa në Shqipëri/ Kakavijë, fluks në kufi me Greqinë

Në pikëkalimin e Kakavijës në prag të Krishtlindjeve ka një fluks të shtuar të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

15:37
Riviera dhe alpet në një album/ “Homeland 2” prezantohet nga Fatjon Plaku

Riviera shqiptare, alpet dhe mjaft bukuri që ofron Shqipëria janë paraqitur përmes një albumi fotografik Homeland 2 nga Fatjon Plaku.

15:28
Shkëmbi bie mbi shtëpi/ Lezhë, shembja ndodhi në rrëzë të malit të Shëngjinit

Mesditën e sotme, një gur disa tonësh ka rënë nga një lartësi e malit të Shëngjinit duke rënë në një shtëpi private të cilën e ka ndarë përmes. Rënia e gurit ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë, por në momentin e rënies, fatmirësisht nuk ka patur familjarë brenda.

15:24
Prag Krishtlindje në Shkodër/ Organizohet rituali i Betlehemit të gjallë

Ky fëmijë i vogël vetëm 3 muajsh luan rolin e Krishtit mbret, të sapolindur.

15:22
Rama: Konsultim me shqiptarët. Do diskutohet për Open Balkan, kanabisin mjekësor, pandeminë……

Kartolina e fundit për Shqiptarët nga Edi Rama, do të jetë një pyetësor për të vjelur mendim në shumë çështje me interes kombëtar.

15:20
621 mijë persona janë të varfër/ Shqipëria me nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan

621.5 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër në vend. Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për 2020 që flasin për një normë në rënie të rrezikut për të qenë i varfër në raport me vitin 2019, kur ky tregues ishte në 659.1 mijë persona.

15:19
Digjet trageti, 37 vetë humbin jetën mes flakëve

37 vetë gjetën vdekjen mes flakëve që përfshinë një traget në Bangladesh. Tragjedia ndodhi në një lumë rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit të Dhaka.

15:14
Publikimi i të dhënave/ Dyshimet mbi AKSHI-n, ISSH-në dhe Tatimet, Anila Hoxha: Dolën nga nëpunës

Ende nuk ka një autor për të dhënat e publikuara gjatë ditëve të fundit të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, ndërsa hetimet vijojnë ende.

15:02
Sauditët “tradhtojnë” SHBA: Ndërtojnë raketa balistike me Kinën

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë informacione se Arabia Saudite po prodhon në mënyrë aktive raketat e veta balistike me ndihmën e Kinës, një zhvillim ky që mund të ketë pasoja në Lindjen e Mesme.

14:59
Skemë mashtrimi me “Call Center”/ 35 në pranga, mes tyre edhe organizatori pronar izraelit

Rafael Genish, pronari i një “Call Centeri” në Tiranë është prangosur bashkë me 35 të tjerë, mes tyre shqiptarë dhe të huaj me akuzën e mashtrimit kompjuterik të shtetasve të huaj nga Tirana.

14:52
Arrestohen tre persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

14:51
Guardiola apel futbollistëve: Bëni grevë!

“Lojtarë dhe drejtues, të gjithë së bashku duhet të bëjnë diçka, pasi vetëm fjalët nuk mjaftojnë më”

14:46
Arrestohen dy funksionarë të Tatimeve dhe Drejtorisë së zonave të mbrojtura në Berat

Dy funksionarë të Zyrës Rajonale të Tatimeve Berat si dhe Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura janë arrestuar pasi akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

14:24
PD: 160 milionë euro të harxhuara në 8 vjet për sigurinë e sistemeve të të dhënave. SPAK të hetojë Ramën

Partia Demokratike vazhdon ta konsiderojë publikimin e të dhënave sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve një krim i orkestruar nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e një skeme kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.  

14:09
Ikona Donatella Versaçe ka një mesazh për shqiptarët (Fotot)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka bërë një reagim publik pasi filmi shqiptar “Zgjoi” është futur në listën e filmave për çmimin ‘Oscar’.

13:57
Fermerit i helmojnë delet: Dyshoj se është e qëllimshme, ndodhi pas një konflikti

Sinan Hajdari, fermeri nga Fieri i kanë helmuar më shumë se 5 kokë dele në stanin që ka ngritur prej 13 vitesh.

13:55
Ministria e Jashtme njofton rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë, duke nënvizuar se nga data 21 dhjetor të gjithë personat që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë, duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada.

13:53
A nuk është vonë që të pyeten shqiptarët për “Open Balkan”? Ja si përgjigjet Rama

Në konferencën për mediat, kryeminsitri Edi Rama premtoi se me nismën e re, të gjithë shqiptarët do të japin mendimin e tyre për çështjen e “Open Balkan”.

13:35
Rama për opozitën: Betejat për brava e kërcënime me çelësa nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama dha detaje për nismën e re për zhvillimin e këshillimit kombëtar përmes pyetësorëve që do të shpërndahen manualisht apo edhe online.

13:25
“A do të pyeten shqiptarët për skandalet e zyrtarëve”? Rama: Vija e kuqe është e qartë

Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin për media pas mbledhjes së qeverisë nisi fjalën e tij me një thirrje për t’u përqendruar në bashkëpunim për të mirën e vendit dhe lënë pas sherrin politik që gjithmonë ka qenë mes qeverisë dhe opozitës dhe së fundmi edhe brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se qytetarët do të pyeten përmes një formulari që do të jetë online apo do dërgohet me postë për disa prej çështjeve më të rëndësishme në vend.

13:22
“Po të mos isha bërë kryetar i PS, nuk do kisha shkuar në Dibër”, Rama flet për koncesionet dhe PPP

Kryeministri i vendit Edi Rama në komunikimin për media pas mbledhjes së qeverisë se do të kërkohet mendimi i qytetarëve për cështje të ndryshme, u pyet nëse pjesë e këshillimit publik do të jenë edhe PPP e koncesionet.

13:18
Vdesin katër emigrantë në Greqi, 90 të tjerë arritën të dalin në breg

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, njoftoi roja bregdetare.

13:13
“Ukraina ishte e Leninit”, Putin: Raketa në kufi me SHBA-në e Kanadanë

Në konferencën vjetore me median, Vladimir Putin e humbi durimin kur u pyet për agresionin rus mbi Ukrainën.

13:10
Rama i prerë: Gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vettingun të thirren në SPAK

Kryeministri i vendit Edi Rama në komunikimin për media pas mbledhjes së qeverisë se do të kërkohet mendimi i qytetarëve për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kalojnë vettingun që të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë dhe të thirren në SPAK.

13:03
Certifikata për nxënësit fitues të olimpiadave kombëtare, Veliaj: “Krenar për ju dhe mësuesit që kontribuan me përkushtim”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi, morën pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për nxënësit fitues në fazën e tretë të olimpiadave kombëtare 2020-2021, e cila u zhvillua në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

12:58
Lufta në prag, mercenarët rusë nisen drejt Ukrainës

Edhe pse e pohoi se ka sinjale pozitive nga SHBA dhe bisedimet mes palëve për uljen e tensioneve që po rrezikojnë shpërthimin e një konflikti në Ukrainë, mund të mbahen në janar, Vladimir Putin duket se ende nuk është tërhequr nga planet për të ushtruar presion mbi perëndimin me frikën e luftës.

12:51
“Koha që t’i lëmë pas llogoret e sherrit politik”, Rama tregon vendimin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije vendimin e qeverisë për një nismë të re demokratike për të hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

12:50
Vendimet e qeverisë, Rama: Do pyesim shqiptarët për integrimin në BE, “Ballkanin e Hapur”, legalizimin e kanabisit e ashpërsimin e dënimit të autorëve përsëritës

Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin për media pas mbledhjes së qeverisë nisi fjalën e tij me një thirrje për t’u përqendruar në bashkëpunim për të mirën e vendit dhe lënë pas sherrin politik që gjithmonë ka qenë mes qeverisë dhe opozitës dhe së fundmi edhe brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se qytetarët do të pyeten përmes një formulari që do të jetë online apo do dërgohet me postë për disa prej çështjeve më të rëndësishme në vend.

12:46
Mbetjet e një avioni të humbur amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore gjenden në Itali

Një gërmim arkeologjik në Siçili ka nxjerrë mbi sipërfaqe mbetjet e një bombarduesi të rëndë amerikan i luftës Luftës së Dytë Botërore, i cili u rrëzua në vitin 1943.

12:41
“Do të dalë si i vuajtur”, banorët diskutojnë për Ilirin

Banorët mendojnë se strategjia e rradhës e Ilirit është viktimizimi.

12:39
“E ka super tepruar”, banorët flasin për Antonelën

Antonela është vënë në shënjestër të debateve dhe komenteve ditët e fundit.

12:38
Zhvatnin të huajt përmes “Call Center-it” për investime me bursa, arrestohet menaxheri

Menaxheri i “Call Center”-it në Shkodër që mashtronte të huajt për investim në bursë, Klodian Memo ka rënë në prangat e policisë këtë të premte.

12:37
Festat e fundvitit, Balla takon nxënësit e shkollave publike në Fier

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi me rastin e festave të fundvitit mori pjesë në një aktivitet festiv me nxënësit më të mirë të shkollave publike në Fier.

12:29
Policia greke sekuestron 192 kg kanabis, mendohet se droga erdhi nga Shqipëria

192 kg kanabis janë sekuestruar prej deparatamentit të anti drogës së Igumenicës në afërsi të kufirit Shqiptaro-Grek.

12:24
Hodhën lëndë piroteknike dhe dëmtuan stolat, arrestohen 4 të rinj pas ndeshjes Tirana-Partizani

Katër të rinj janë arrestuar pas ndeshjes Tirana-Partizani sepse kanë hedhur lëndë piroteknike në fushë dhe kanë dëmtuar stolat.

12:21
Monika pas debatit me Beniadën: Do t’i kërkoja falje

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Monikës dhe Beniadës.

12:17
“E doja shumë por…”, Einxhel tregon për arsyen e ndarjes nga ish-partneri

Einxhel ka shpjeguar për Arbrin arsyen e ndarjes nga ish-partneri i saj fundit

12:17
Masivi shkëmbor bie mbi banesën në Shëngjin, pamjet e shtëpisë së shkatërruar

Një masiv guri ka rënë nga një lartësi në zonë e Shëngjinit mbi një shtëpi private.

12:13
Greqia ndalon festimet/ 33 raste me Omicron. Rikthehen maskat në ambiente publike

Megjithë temperaturat e ulta, dhjetëra qytetarë presin me durim për tu vaksinuar pa mbyllur takim në qendër të Selanikut në pikat e lëvizshme të vaksinimeve që funksionojnë në çdo qytet në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit, ndërsa vetëm 10 ditët e fundit mbi 500 mijë të tjerë janë regjistruar për të kryer dozën e tretë të vaksinës.

12:05
Me automatik në shtëpi, kapet përkrahësi i personave që hynë të armatosur në një lokal në Lezhë

Një armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarakë janë sekuestruar këtë të enjte në Pllanë të Lezhës. Një 21-vjeçar është arrestuar si posedues i armës pa leje në banesë.

11:41
“Nuk jemi vetëm”, mesazhi i Kryepeshkopit Anastas për Krishtlindje

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka uruar Krishlindje dhe Vit të Ri plot ngazëllim për të gjithë besimtarët.

11:41
Imzot Angelo Massafra mesazh për Krishtlindjen 2021 dhe Vitin e Ri 2022

Imzot Angelo Massafra ka dhënë një mesazh për Krishtlindjen 2021 dhe Vitin e Ri 2022 për të gjithë besimtarët.

11:29
Buffon zbulon destinacionin e radhës: Me Cristianon dy sezone të bukur, por Juventus nuk ishte më skuadër

Gianluigi Buffon duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet edhe pse në muajin janar, portieri Italian do të mbushë plot 44-vjeç.

11:26
Skandali i pagave/ Reagon Komuniteti Shqiptar Greqi: Rama të na kërkojë falje për presionin që ushtroi para zgjedhjeve

Prej dy ditësh, kudo flitet për skandalin e publikimit të të ardhurave të shtetasve shqiptarë dhe shumë shtetasve te huaj që punojnë në Shqipëri. Të dhënat gjenden në dorën e kujtdo,  përfshi keqbërës qe jo vetëm mund t’i aksesojnë, por njëherazi mund t’i përdorin ato për ngjarje kriminale.

10:59
FOTO/ Kush është Can Karriqi, i riu që u ekzekutua brenda makinës me targa të huaja

Ky është 35-vjeçari Can Karriqi, i cili u ekzekutua me armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda makinës me targa të huaja. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kodër Kamëz.

10:30
Korrupsioni me tenderin e 2018-ës në burgun e Lushnjes/ SPAK dërgon çështjen në Gjykatën e Posaçme

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen e korrupsionit me një tender të vitit 2018 në burgun e Lushnjes.

10:28
Pas mesnatës, merr flakë makina e ish futbollistit të Partizanit

Një automjet tip BMW, në pronësi të Donald Mellungjës, ish futbollistit të Partizanit ka marrë flakë rreth orës 01:40 në një parkim në lagjen ‘Partizani’. Për pasojë, mori flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz” që ishte i parkuar.

10:24
Tragjike! Humbën jetën nga i ftohti, aktorja e famshme gjen prindërit të vdekur në shtëpi (Pamjet)

Prindërit e yllit të serialit “The Walking Dead”, Alicia Witt janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Massachusetts të SHBA-së.

10:21
“Ka thënë është single, i pyeta banorët një nga një”, Beatrix flet për Donaldin. Ndërhyn Iliri: Ishte i turbulluar

Historia e dashurisë së Beatrix dhe Donald që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP u përfol gjatë.

10:13
Nga parandalimi i ngjarjeve kriminale tek monitorimi i automjeteve/ Policia e Shtetit merr masa shtesë për festat e fundvitit

Në kuadër të festave të fundvitit, Policia e Shtetit e ka vlerësuar si shumë të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë.

10:11
Përfshihet nga flakët dyqani në Durrës, pronari përfundon në spital

Një dyqan në lagjen nr.13 në Durrës është përfshirë nga flakët, ndërsa pronari ka marrë dëmtime të lehta.

09:48
Tragjedi në Itali, humb jetën në fushën e lojës një futbollist 18-vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur në futbollin e moshave në Itali, teksa lojtari i Cit Turin, Adrien Sandjo ka ndërruar jetë në fushën e lojës.

09:45
Darka e Krishtilindjeve në kontinentin evropian

Festa e lindjes së Krishtit tregon qartë, se sa e larmishme është në të vërtetë Evropa.

09:36
Autor i vjedhjes së argjendarive në Burrel dhe Gjirokastër, kapet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar, autor i dy vjedhjeve argjendarish në Burrel dhe Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë.

09:29
Ekzekutimi i Can Karriqit, çfarë u gjet në makinën që u dogj nga autorët e dyshuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ekzekutimin e Can Karriqit në Kodër Kamëz. Autorët që kanë qenë brenda makinës “Audi”, e cila u gjet e djegur në Institut ishte me targa të huaja.

09:20
Psaki: Uashingtoni nuk ka rënë ende dakord për kohën dhe vendin e bisedimeve të reja me Moskën

Zëdhënësja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jan Psaki tha sot se Presidenti Joe Biden “nuk ka rënë dakord për kohën dhe vendin e bisedimeve të reja me presidentin rus Vladimir Putin”.

08:59
EMRAT/ Kthyen katin e parë të banesës në “shtëpi bari”, 7 në pranga. 4 janë punonjës të OSHEE

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë, 4 prej të cilëve janë me detyrë elektricistë dhe faturistë pranë OSHEE Kurbin.

08:47
Atentati i Karriqit, i ngjashëm me atë të shokëve të tij/ U vra pasi piu kafe me një vajzë

Një 35-vjeçar i identifikuar si Can Karriqi u ekzekutua me armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda makinës me targa të huaja. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kodër Kamëz.

08:42
Ceferin i gëzohet dështimit të projektit “Superliga”: Ishte arritja më e madhe në vitin 2021

Në muajin prill një lajm shumë i bujshëm për futbollin botëror ishte ai i krijimit të një kompeticioni të ri europian me emërtimin, Superliga. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus ishin iniciatorët e kësaj ideje, teksa më pas këtij formati iu bashkuan edhe top klubet angleze, e ato italiane.

08:25
Milanoviq: Nëse Kosova nuk përfshihet e barabartë në Open Balkan atëherë kjo nuk ka kuptim

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, tha se nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë në nismën “Open Balkan”, atëherë kjo nuk ka kuptim.

08:19
Mbi 30 të vdekur pas djegies së tragetit në Bangladesh

Të paktën 37 njerëz kanë vdekur në Bangladesh pasi një traget mori flakë natën e së premtes, ka njoftuar policia e këtij vendi, derisa pasagjerët e tmerruar u hodhën në det për t’i shpëtuar zjarrit.

07:54
INSTAT: 621 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër

Ndonëse ishte një vit pandemik, me rënie të ekonomisë dhe rritje të papunësisë, rreziku për të qene i varfër është ulur në 2020-n, ndërsa është ulur dhe pabarazia.

07:30
Vranësira, reshje dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të vranët dhe me reshje.

07:07
Zbuloni çfarë i ndodh trurit kur jeni të stresuar, ja si ndikon te kujtesa dhe shëndeti mendor

Stresi i vazhdueshëm ka një efekt të madh në shëndetin fizik dhe mendor. Po cili është efekti i tij tek truri? Studimet mjekësore të Universitetit të Harvard-it, kanë një përgjigje që do ta lexoni më poshtë. Stresi, veçanërisht nëse është i vazhdueshëm, le shumë gjurmë në mendjen dhe trupin tonë.

06:42
Niveli i lartë i sheqerit në gjak/ Sinjalet që paralajmëron trupi

Duke njohur sinjalet që jep trupi në lidhje me nivelin e sheqerit në gjak ju mund të parandaloni shumë probleme potenciale për shëndetin. Glukoza ose niveli i balancuar i sheqerit në gjak është burimi kryesor i energjisë për trupin e njeriut. Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë është një shenjë që tregon se trupi është duke abuzuar me sheqerin.

06:16
Të vërtetat dhe të pavërtetat për dhimbjet e shpinës

Dhimbjet e shpinës janë një problem shumë i përhapur, për të cilat ekzistojnë shumë fakte dhe informacione që jo gjithmonë janë të sakta. Në këtë artikull do të zbuloni 6 fakte të pavërteta në lidhje me këto probleme.

05:50
Këto 3 shenja të horoskopit do të ndryshojnë më shumë gjatë 2022

Astrologët parashikojnë se viti 2022 do të shënohet nga Tigri i Ujit – shumë do të jenë në gjendje të bëjnë hapa të mëdhenj në karrierën e tyre, të arrijnë ambicie dhe të inkurajojnë zhvillimin profesional.

05:15
​10 punët më të mira që mund t’i bëni me diplomë në psikologji

Nëse i keni përfunduar studimet në psikologji, a e dini që keni më shumë zgjedhje në karrierë me këtë drejtim se sa vetëm profesor për lëndën e psikologjisë? Ka shumë drejtime të tjera që mund t’i bëni nëse e keni diplomën në këtë drejtim. Madje, do të habiteni kur ta kuptoni se sa shumë rrugë ka karriera në psikologji.

03:46
Paralajmërohet një valë e fuqishme e Omicron në Gjermani

Pritet një valë e fuqishme e variantit më ngjitës të koronavirusit, Omicron në Gjermani në fund të vitit, paralajmëroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, pavarësisht rënies së shkallës së incidencës shtatë-ditore mbarëkombëtare.

03:13
Presidenti Bolsonaro paditet për shtyrje të vaksinimit të fëmijëve nga 5-11 vjeç

Deputetë brazilianë ngritën padi në Gjykatën e Lartë kundër presidentit të vendit, Jair Bolsonaro, për shtyrjen e vaksinimit të fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç pavarësisht rekomandimit të bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes Shëndetësore (ANVISA).

02:54
Me anë të një videoja Albin Kurti tregon punën 9 mujore të Qeverisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një video të përmbledhur ka pasqyruar punën 9 mujore të Qeverisë së Kosovës.

02:25
Haradinaj: Liburn Aliu është baba i korrupsionit, duhet të tregoj argat i kujt është

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe gazin amerikan, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar çdo mundësi që e ka pas Kosova për të ardhur te një investim i ri.

02:02
Shkon mbi 812 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 812 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 905 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 812 mijë e 69.

01:48
Kryebashkiaku i Misco, u shpërndante dhurata fëmijëve me pistoletë në brez

Neto Bran, kryebashkiaku i pazakontë në Misco pranë kryeqytetit të Guatemalas shpërndante sot dhuratat e Krishtlindjeve për fëmijët me pistoletë në brez.

01:30
Tirana fiton derbin në minutën e 100/ Bardheblutë fituan ndaj Partizanit 2-1 dhe konsoliduan vendin e parë

Tirana fiton një derbi plot emocione por dhe të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit. Bardheblutë fituan më shifrat 2 me 1 në një ndeshje që zgjati plot 102 minuta lojë.

01:11
Kukësi barazon me Vllazninë/ Egnatia bën surprizën, mposht Teutën kampione në fuqi

Ndeshja në “Loro Borici” mes Vllaznisë dhe Kukësit u mbyll në barazim 1-1 që nuk i shërben asnjërës nga skuadrat të cilat kërkuan fitoren deri në momentin e fundit.

00:59
Dorëzohen 97 banesa në Lezhë/ Banesat i përfituan qytetarët që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit

Në Lezhë një bllok prej 97 banesash të reja të ndërtuara me standardet bashkëkohore, janë gati për të mirëpritur banorët, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

00:47
Zëvendësohen mbështetësit e Berishës/ Arta Sake u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të PD në vend të Edi Palokës

Pa garë dhe pa votim të fshehtë Këshilli Kombëtar plotësoi vakancat që prodhoi shkarkimi i mbështetësve të Sali Berishës nga disa forume drejtuese.

00:36
Ekzekutohet në makinë 35-vjeçari/ Can Kariçi u vra në kodër Kamëz, ishte shok me Erigers Mihasin e Dumanin që u vranë në Astir

Rreth orës 20 të mbrëmjes së të shtunës një 35-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri në një makinë në Kodër-Kamëz.

00:27
“Je lojëtar i fortë”/Dj Dagz i drejtohet Ilirit

Duket se diskutimet mes banorëve nuk kanë të mbaruar.Dj Dagz i është drejtuar Ilirit duke i thënë se ai është një lojëtar i fortë në këtë shtëpi.

00:23
Guardiola konfirmon largimin e sulmuesit: I lumtur që negociatat po shkojnë mirë

Ferran Torres është gjithmonë e më pranë rikthimit në La Liga, teksa konfirmimet e radhës vijnë nga trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili pranon se futbollisti spanjoll po negocion me Barcelonën.

00:01
Banorët diskutojnë për Kledin dhe Beatrix

Mbrëmjen e sotme banorët kanë diskutuar për marrëdhënien e Kledit me Beatrix.

E enjte, 23 Dhjetor 2021
23:55
Sinjale largimi, Daja: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e Partizanit

Të flasësh pas një humbje në derbi nuk është kurrë e thjeshtë. Partizani u mposht 1-2 nga Tirana, vendi i parë është 15 pikë larg dhe trajneri Ilir Daja jep sinjale largimi. “Pësojmë gola jashtëzakonisht të lehtë. Me daljen e Seferit kaluam në 4-2-3-1, pasi futëm edhe Kaçen. Menduam të rrezikonim më shumë.

23:42
Halili: Tirana do forcohet, kam një urim për trajnerin Shehi

Refik Halili foli shkurt pas fitores 2-1 që arriti Tirana e tij me Partizanin. Bardheblutë e mbyllën vitin kalendarik në krye të renditjes, teksa presidenti i 25 herë kampionëve të Shqipërisë nuk e fshehu lumturinë për suksesin e mbrëmjes së sotme.

23:35
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, policia jep detajet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil.

22:59
Derbi mbyll vitin për futbollin/ Tirana “fluturon”, tifozët “e kuq” shqyejnë stolat

Derbi i kryeqytetit mbylli vitin 2021 për futbollin shqiptar, me Tiranën që mori një tjetër fitore dhe e blindoi pozitat në krye të renditjes me 33 pikë, 5 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

22:53
Aksident i rëndë në aksin rrugor Duhël-Suharekë, përplasen dy kamionë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin Duhël-Suharekë në Kosovë.

22:46
E padëgjuar më parë/ Pronari hedh në erë me 30 kg dinamit makinën Tesla

Një pronar i pakënaqur i një makine Tesla, në Finlandë hodhi në erë makinën e tij me 30 kilogramë dinamit. Kjo për shkak të shpenzimeve shumë të mëdha që ai bënte për ta mirëmbajtur. Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, Tuomas Katainen ka blerë një Tesla Model S në vitin 2013.

22:44
Monika imiton Beniadën, ajo acarohet

Teksa po diskutonin,Monika ka imituar Beniadën,gjë që e ka acaruar atë.

22:40
Presidenti i Malit të Zi infektohet me koronavirus

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar të enjten kabineti i tij.