Antonela është vënë në shënjestër të debateve dhe komenteve ditët e fundit.

Ka qenë Arjola e cila duke diskutuar me Beniadën dhe “Big Mamën” ka deklaruar se sjellja e saj ka kaluar gjithë limitet dhe po teprohet.

“Ajo po përmend në biseda të gjithë arsenalin e banorëve të ‘BBV’. Ajo e ka super tepruar por unë nuk dua të bie në nivelin e saj. Unë nuk kam ardhur në ‘BBV’ që të kapem prej flokësh. Ajo realisht është bërë e padurueshme”,- tha ajom

Nga ana tjetër edhe Beniada shprehu se shumica prej skenave të ndodhura mund të evitoheshin nëse do të zgjidhej të sqaroheshin me qetësi dhe komunikim.

“Problemi i buxhetit mund të zgjidhej shumë kollaj por ajo zgjidhi ta agravonte. Nëse do vinte të fliste me qetësi sigurisht që do ta zgjidhnim dhe do ta ndihmonim që ajo të hajë gjërat që do”,- u shpreh ajo.

Top Channel