Mbetjet e një avioni të humbur amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore gjenden në Itali

24/12/2021 12:46

Një gërmim arkeologjik në Siçili ka nxjerrë mbi sipërfaqe mbetjet e një bombarduesi të rëndë amerikan i luftës Luftës së Dytë Botërore, i cili u rrëzua në vitin 1943.

Gërmimet zgjaten për gjashtë javë dhe u realizuan nga një ekip i Agjencisë POW/MIA të Mbrojtjes së Pentagonit, i cili lokalizon dhe identifikon personelin ushtarak të zhdukur të SHBA-së në të gjithë botën.

Ky vend u identifikua në vitin 2017 nga hetuesit, duke përdorur të dhëna historike dhe detektorë metali.

Gërmimet e këtij viti zbuluan mbetjet e një avioni B-25. Arkeologu Clive Vella, drejtor shkencor i ekspeditës, theksoi se “ne u detyrohemi familjeve të ushtarakëve të rënë në luftë, duke iu dhënë informacione të sakta”.

Bombarduesi i rëndë B-25 Mitchell i SHBA-së përbëhej nga një ekuipazh prej gjashtë vetash dhe ishte një nga 52 avionët që humbën në këtë zonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht gjatë vitit 1943 kur trupat aleate po shtyheshin në Siçilinë juglindore.

Ky avion u rrëzua teksa po përpiqej të ulej në një pistë ajrore gjermane e kamufluar mes ullishteve dhe kullotave me datë 10 korrik të vitit 1943.

Rrëzimi i këtij avioni u dokumentua nga një raport ushtarak gjerman, i cili theksonte se një avion amerikan ka rënë rreth dy kilometra nga aeroporti Sciacca.

Një nga anëtarët e ekuipazhit u gjet menjëherë dhe u varros në varrezat e qytetit. Trupi i tij më pas u mor në vitin 1944 nga ushtarakët amerikanë, por pesë avionë të tjerë nuk u gjendën.

Në vitet që kaluan toka në atë zonë u përdor për nevoja bujqësore të banorëve ndërsa gjurmët e këtij aksidenti pothuajse ishin zhdukur fare”, tha Vella.

Provat, të cilat përfshijnë pjesë eshtrash dhe mbetje të avionit, janë dërguar në një laborator në SHBA për t’u analizuar.

Në të gjithë botën, SHBA ka humbur më shumë se 81,600 persona, duke përfshirë 72,350 nga Lufta e Dytë Botërore, 7,550 nga Lufta Koreane dhe 1,584 nga Lufta e Vietnamit. Mbi 41 mijë persona, nga numri i përgjithshëm, mendohet se kanë humbur në det.

Top Channel