Policia greke sekuestron 192 kg kanabis, mendohet se droga erdhi nga Shqipëria

24/12/2021 12:29

192 kg kanabis janë sekuestruar prej deparatamentit të anti drogës së Igumenicës në afërsi të kufirit Shqiptaro-Grek.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte paketuar në 5 çanta të mëdha dhe ishte mbuluar me shkurre në një zonë pranë detit.

Policia mendon se ajo është transportuar nga zona e Ksamilit ose e Butrintit me skaf  në vendin që u gjet prej agjentëve.

Deri tani nuk është arrestuar asnjë prej trafikantëve,por policia beson se ajo i përket trafikantëve nga zonat kufitare me Greqinë.

Autoritet pohuan se kishin informacion se një sasi e madhe droge do të transportohej drejt Athinës nga zona e fushës se Kestrinës në Igumenicë, dhe po monitoronte, zonën por nuk mundi të arrestojë asnjë prej transportuesve të lëndës narkotike.

Besohet se trafikantët janë arratisur drejt Shqipërisë.

Top Channel