Një dyqan në lagjen nr.13 në Durrës është përfshirë nga flakët, ndërsa pronari ka marrë dëmtime të lehta.

Sipas policisë, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA