Autor i vjedhjes së argjendarive në Burrel dhe Gjirokastër, kapet 48-vjeçari

24/12/2021 09:36

Një 48-vjeçar, autor i dy vjedhjeve argjendarish në Burrel dhe Gjirokastër ka rënë në prangat e policisë.

Ai dyshohet se më datë 20.12.2021 ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit.

Gjithashtu ai dyshohet se është autori i vjedhjes së një argjendarie në qytetin e Gjirokastrës në datën 08.09.2021.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, në bashkëpunim dhe me DVP Shkodër,  kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim S. M., 48 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas dyshohet se me datë 20.12.2021, ka vjedhur sende floriri në një argjendari në qytetin e Burrelit. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së një argjendarie në qytetin e Gjirokastrës në datën 08.09.2021. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë  kryer nga ky shtetas.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel