Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin Duhël-Suharekë në Kosovë.

Janë plagosur dy shoferët që po drejtonin kamionët ndersa po marrin ndihmën e duhur në QKUK.

 “Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”, ka njoftuar policia.

Top Channel