“A do të pyeten shqiptarët për skandalet e zyrtarëve”? Rama: Vija e kuqe është e qartë

24/12/2021 13:25

Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin për media pas mbledhjes së qeverisë nisi fjalën e tij me një thirrje për t’u përqendruar në bashkëpunim për të mirën e vendit dhe lënë pas sherrin politik që gjithmonë ka qenë mes qeverisë dhe opozitës dhe së fundmi edhe brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se qytetarët do të pyeten përmes një formulari që do të jetë online apo do dërgohet me postë për disa prej çështjeve më të rëndësishme në vend.

“Vija e kuqe është e qartë dhe e përcaktuar, ata që janë të përfshirë duhet të jenë jashtë”, tha Rama.

Pyetja erdhi në kuadër të arrestimeve të fundit të ndodhura në vendin tonë.

Kujtojmë se Rama preku disa prej çështjeve që u diskutuan sot në mbledhjen e qeverisë.

 

Top Channel