Riviera shqiptare, alpet dhe mjaft bukuri që ofron Shqipëria janë paraqitur përmes një albumi fotografik Homeland 2 nga Fatjon Plaku.

i apasionuar pas bukurisë së natyrës ai nuk nguron të vendosë objektiv në çdo detaj tw paprekur nga dora e njeriut si një resurs për tu shfrytëzuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj.

Ky album me fotografi do të jetë një guidë për të gjithë turistët që mund të tregojnë akoma më shumë interes për të vizituar Shqipërinë. Por përveç fotove risitë e këtij botimi të dytë janë edhe vendndodhjet apo edhe videot që mund të hapen nëpërmjet skanimit.

E gjithë bukuria e resurseve natyrore dhe pikave turistike të Shqipërisë janë shkrepur nga një aparat, i cili pasqyron një Shqipëri larg rrëmujave të krijuara prej ndërtimeve dhe ndërhyrjeve pa kriter të dorës së njeriut.

Top Channel