Ndryshe nga sa ka ndodhur 2 vitet e fundit ku për shkak të pandemisë emigrantët ishin më të kufizuar për të lëvizur nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës këtë herë nuk mungon fluksi i lëvizjes për festat e fundvitit.

Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 4005 dhe kanë dalë 1182 persona ndërsa në dispozicion janë vendosur më shumë sportele. Emigrantët tregojnë se këtë vit kanë zgjedhur ti kalojnë festat me familjarët e shumë prej tyre kane kohë të gjatë pa i takuar

Më pak fluks ka ne dalje të kësaj pike ku nuk mungojnw ata qe ikin me pushime ne Greqi apo edhe të tjerë që shkojnë tek familjarët e të afërmit për të festuar

Top Channel