PD: Të largohet Rama/ Akuza për përdorim të të dhënave për vjedhjen e zgjedhjeve

24/12/2021 15:50

Partia Demokratike  kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama  si përgjegjësin kryesor sipas tyre për skandalin e  publikimit të pagave të mbi  630 mijë shtetasve shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.

Vjedhja e të dhënave të kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve është pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Edi Rama nuk ka moral të qëndrojë në karrigen e kryeministrit! Ai keqpërdori dhe tradhtoi qytetarët! “, sipas Endri Hasës, Sekretari për Organizimin Digjital.

Demokratët nuk mjaftohen me ndjesën publike të  shefit të qeverisë  teksa i bëjnë thirrje SPAK që çojë para drejtësisë autorët.

Asnjë ndjesë hipokrite, as lotët e krokodilit të Edi Ramës nuk mund ta mbulojnë të vërtetën e përdorimit të të dhënave personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë vetëm që Edi Rama të merrte një mandat të tretë. Ai është i pari që sot duhet të jetë para drejtësisë dhe SPAK duhet të veprojë me shpejtësi!”, tha Hasa.

Në 8 vite sipas Partisë Demokratike  janë   shpenzuar mbi 160 milionë euro  që të dhënat e qytetarëve të jene të sigurta por shteti dështoi t’i mbrojë ato.

Top Channel